Uragani i grave dhe vajzave socialiste që pritën Kryeministrin Rama në Dibër para dy ditësh i ka trembur jo pak demokratët e këtij qarku. Teksa sot presin kryetarin demokrat Sali Berisha për takim elektoral në Peshkopi, demokratët kanë “transferu” dibranët e Tiranës drejt qarkut. Kjo është bërë publike nga vetë drejtuesi politik i Dibrës për demokratët Xhelal Mziu.
Ky i fundit në rrjetet e tij sociale ka publikuar video të vargut të makinave të mbushur me simpatizantë demokrat me flamuj në duar teksa përshkojnë tunelin e Arbrit. Mziu duket se e ka më të lehtë të mbushë sheshin me zgjedhës të importuar nga Tirana, ku ka shërbyer për disa vite si Kryetar Bashkie i Kamzës.
Megjithatë, një të mirë e ka kjo histori. Ndonëse demokratët nuk mbushin dot sheshin me dibranët, bulqizakët, klosianët dhe matjanët e qarkut për të pritur Berishën në pikun e fushatës, dibranët e Tiranës të paktën po shijojnë Rrugën e Arbrit. Veprën infrastrukturore që e ka kthyer Dibrën në lagjen e gjelbër të Tiranës.
Komente

Ngelen primitive, si ne vitet ‘90. Komplet pa vizion, anadollakë. Nga humbja në humbje.
PërgjigjuPerse nuk fiton PD?!?? Sepse ne cdo zgjedhje Kryetarin Salen/Bashen e presin me makina 1 qytet perpara dhe e shoqerojne sikur kane dasem , nderkohe sjell vetem bllokim rrugesh dhe besdisje te udhetaret e tjere… duke krijuar antipati
PërgjigjuPo pse mo, PS nuk e mbushi Tiranën ashtu??? Doli me zë e figurë që bënin apelin si në komunizëm. Pse keni dy standarde në raportim..turp!
Përgjigju