PD: Me këtë qeveri në 10 vite vendi mbeti në varfëri, pensionistët u gënjyen me një gjysmë gjel deri për festa

12 Dhjetor 2023, 14:00| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 14:27

  • Share

Në një deklaratë për mediat deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu tha se me politikat në këto 10 vite është bërë regres duke i varfëruar shqiptarët, pasi qeveria nuk ka krijuar strategji afatmesme dhe afatgjatë për zhvillimin ekonomik.

Agalliu tha se edhe në buxhetin që PS kaloi midis flakës dhe tymit, mendoi vetëm për vete dhe klientët e saj. Sipas Agalliut, paratë do të shkojnë për koncesione dhe PPP ndërkohë që pensionistët do t’i gënjejnë me një gjysmë gjel deti për fundvit.

Deklarata e plotë

Jam sot këtu për të denoncuar edhe njëherë problemet që ka sot ekonomia e Shqipërisë.

Në 10 vite kjo qeveri nuk mundi dot të krijoj në strategji afatmesme dhe afatgjatë për zhvillimin ekonomik.

Në 10 vitie kjo qeveri nuk krijoj dot avantazhet konkurruese dhe krahasuese të Shqipërisë. Sot ne nuk e kemi të qartë se në çfarë drejtimi do të zhvillohet ekonomikisht Shqipëria,

Në industrinë e shërbimit dhe hotelerisë?

Në bujqësi?

Në industri prodhuese?

Në industri përpunuese?

Pra, investitorët e huaj nuk e kanë të qartë sesi dhe për çfarë do duhet të investojnë në Shqipëri. Kjo bënë që dhe paketa fiskale të mos ketë qartësi dhe të mos ndihmoj grupe të caktuara interesi për zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo sepse argumenti racional për të mirën e vendit është zëvendësuar argumenti klientelist për të mirën e xhepave të qeveritarëve.

Nga ana tjetër kemi çmimet që rrite e rriten duke bërë të papërfillshëm atë pak rritje pagash që qeveria e trumbeton si sukses të madh. Të mos harrojmë që ka një dekadë që pagat nuk rriteshin për shumë sektor.

Rritja e çmimeve të shportës së konsumit është në nivele alarmant sidomos kur e krahasojmë me pensionet minimaliste apo dhe me pagat e një pjese të mirë të shqiptarëve.

Korrupsioni në administratën publike ka bërë që tregjet të deformohen duke mos lejuar konkurrencë por klientelizëm. Ai që punon ndershëm dhe paguan detyrimet ndaj shtetit rrezikon falimentin sepse përballet me atë që nuk paguan aspak sepse është i partisë apo e ka zgjidhur me shefin.

Në zonat rurale dhe periferike po bëhet çdo ditë e më tepër e vështirë për të përballuar shpenzimet e ushqimit bazë. Kjo përkthehet në largim masiv duke bërë që Shqipëria të boshatiset gjithmonë e më shumë.

Të nderuar qytetar, edhe në buxhetin që kaloi midis flakës dhe tymit, kjo qeveri mendoi vetëm për vete dhe klientët e saj. Parat do të shkojnë për koncesione dhe PPP ndërkohë që pensionistët do ti gënjejnë me një gjysmë gjel deti për fundvit.

Po kështu goditet edhe shtrsa e mesme duke taksuar profesionet e lira e duke iu marr miliona euro, te cilat duhet të ishin në duart e shqiptarëve por tani më do të shkojnë në duart e qeveritarëve.

Partia Demokratike ka denoncuar dhe denoncon këtë qeveri, abuzimet dhe vjedhjet e saj. Me kete qeveri ekonomia në këto 10 vite ka bere regres duke i varfëruar shqiptarët gjithmon e më shumë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 12/12/2023 14:31

    Unë për veti nuk e di sa jan të knaqun klerikët e Vatikanit me mua unë sjam fare i knaqun me ta,pos pederave të shëndoshët e kan Sojin e naltë,pak po punojn për tu ba Njerëzor,ja vlen me i rrespektu ligjet e NATYRËS me i ndihmu Njerëzimit me i zvoglu të gjitha katastrofat Natyrore,rruga ashtë e gjat tek Soji i Njeriut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?