Dritan Sula

Kandidati i PD për zgjedhjet e 14 majit, grupi i Alibeajt prezanton Dritan Sulën për Bashkinë Dimal

31 Janar 2023, 14:55| Përditesimi: 31 Janar 2023, 15:08

  • Share

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatin për Bashkinë Dimal për zgjedhjet e 14 majit. Përmes një postimi në Facebook grupi i Alibeajt ka bërë me dije se kandidat për të drejtuar  Bashkinë Dimal pas 14 majit është Dritan Sula.

“Sipërmarrësi Dritan Sula është tashmë zyrtarisht në garë për bashkinë e Dimalit, për të qenë ai qytetari i parë i kësaj bashkie. Sula, diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, është një njeri aktiv në politikë dhe jetën e tij profesionale dhe shoqërore e ka të lidhur me vendlindjen e tij.

Sula është aktiv në Partinë Demokratike që në vitin 1991, kur i’u bashkua lëvizjes antikomuniste për rrëzimin e diktaturës, për të vijuar më pas me themelimin e PD-së në vendlindjen e tij, deri në drejtimin e degës së saj, funksion të cilin e mban dhe sot.

Dritan Sula me kandidimin e tij për bashkinë Dimal, synon që të jetë në shërbim të bashkëqytetarëve të vet, duke ofruar një projekt konkret, për të rikthyer Bashkinë tek qytetarët, të cilët gjatë qeverisjes së Rilindjes janë nëpërkëmbur e lënë në harresë nga bashkia”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike e Alibeajt tashmë ka gati një pjesë të emrave me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit. Së fundmi janë prezantuar  Pranvera Rizai në Patos dhe Klomentina Drini në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Më herët, Report Tv ka mësuar emrat e disa prej kandidatëve të Alibeajt, Agron Kapllanaj në Mallakastër, në Polican, Florian Qamo, në Kuçovë Ilirjan Koçaj, në Kamëz Bilbil Bajraktari, në Lezhë Sandër Marku, në Krujë Sabah Sheta, në Dibër Naim Gazidede, në Dimal biznesmeni Dritan Sula dhe në Kurbin Genc Doçi.

Ndërkohë Alibeaj ende nuk ka zgjedhur kandidatin që do ti vërë përballë Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit për bashkinë e Tiranës apo në bashkitë e tjera të mëdha si Durrës, Elbasan e Shkodër. Alibeaj vendosi të nxjerrë kandidatët e tij, pas dështimit të negociatave me PD e Berishës për të dalë në zgjedhje me 1 kandidat ndërsa në takimet e tij me strukturat, kohët e fundit është shfaqur edhe ish kryedemokrati Lulzim Basha.

Kandidatët e Grupit të Alibeajt
Mallakastër- Agron Kapllanaj
Poliçan - Florian Qamo 
Kuçovë - Ilirjan Koxhaj
Kamëz - Bilbil Bajraktari
Lezhë - Sandër Marku
Krujë - Sabah Sheta
Dibër - Naim Gazidede
Kurbin- Genc Doçi
Dimal- Dritan Sula
Patos- Pranvera Rizai
Vaut i Dejës- Klomentina Drini

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?