PD me program më 1 qershor! Europiani dhe vapa e gushtit “shtyn” kandidatët

20 Maj, 16:50| Përditesimi: 20 Maj, 16:57

  • Share

Demokratët e Lulzim Bashës nuk do të presin vendimin e Gjykatës së Apelit se cila palë në PD do të ketë në dorë logon për në zgjedhjet e ardhshme, por 11 ditë përpara se Gjykata të flasë, do të luajë gurin e parë për garën e 2025, pa pjesën tjetër të demokratëve, duke prezantuar programin elektoral.

“Përmbyllja e këtij programi është një premtim i mbajtur i PD, duke qenë risi në ato që ne kemi sjellë”, thotë Arbi Agalliu

Sekretari për Programin në PD zyrtare Arbi Agalliu tregon platformën me të cilën do të kërkohet vota.

“Nuk lë jashtë vëmendjes asnjë shtresë të shoqërisë, ka në fokus rikthimin e jetës në normalitet, i jep hapësirë individëve, sipërmarrësve, fermerëve, shtresave në nevojë. Nuk ka lëvizje nga Boshti i PD, që është tregu i lirë, barrë fiskale e ulët, mbrojtja e pronarit, por nuk kemi lënë jashtë vëmendjes shëndetësinë me 1001 probleme apo arsimin e të rinjtë që janë një plagë e Shqipërisë. Nuk lëvizim nga ajo që kemi bindje: duke besuar që paratë më mirë i menaxhon privati, duke i dhënë kapital në qarkullim konsumatorit, një nga elementët që i jep frymë, është që paraja të qëndrojë atje, jo që shteti t’i marrë frymën tregut. Është konsultuar me ekspertët e CDU”, shprehet Agalliu.

Pas prezantimit, ekipet e Lulzim Bashës do të nisin një tur, me shpresën se së paku, programi elektoral do të ngjisë në elektorat.

“Programi duhet të përthithet nga qytetari, ndryshe është e kotë. Fill pas prezantimit, do të nisim një fushatë, një seri takimesh për të bërë shpjegimin e programit në mënyrë të detajuar. Sugjerimet dhe vërejtjet do të reflektohen”, thotë Agalliu për Report Tv.

Por teksa me 1 Qershor prezantohet programi, kandidatët do të vijojnë të jenë premtimi i pa-mbajtur i Lulzim Bashës, pasi ata, ndonëse ishin premtuar të nxirreshin 1 vit para zgjedhjeve, do të mbeten enigmë të paktën deri në shtator.

“Është kampionati europian, janë pushimet  e verës, me sezonin e ri do të jenë gati”, thotë me batutë Arbi Agalliu.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?