Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo i ka bërë thirrje qytetarëve nga selia blu të dalin dhe të votojnë.
Ajo shprehet se deri tani pjesëmarrja në proces është e kënaqshme duke e konsideruar një ditë historike për demokracinë.
Garo riapeloi sërish mesazhin që qytetarët që të mos humbasin mundësinë e votimit.
“Po shohim një rritje të madhe të pjesëmarrjes në zgjedhje, anekënd Shqipërisë, kudo në Shqipëri qytetarët po dalin të votojnë.
Kjo është një ditë historike feste për demokracinë u bëjmë thirrje të gjithëve të dalin dhe të votojnë të mos e humbin mundësinë. Ky është momenti juaj. Ky është momenti i Shqipërisë. Dilni dhe votoni.”, shprehet Garo.