Foto e publikuar nga Ndriçim Mehmeti, për grumbullimin e mësuesve

PD: Ministria e Arsimit rrezikon jetën e mësuesve, nuk i jep pikët e provime online, por i grumbullon në kulmin e pandemisë

11 Gusht 2020, 10:52| Përditesimi: 11 Gusht 2020, 10:55

  • Share

Partia Demokratike ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se po rrezikon jetën e mësuesve duke i grumbulluar ato në pritje të marrjes së vlerësimit të provimit të kualifikimit të tyre. Eksperti i Arsimit në PD, Ndricim Mehmeti shkruan se pikët e vlerësimit të mësuesve mund të jepeshin dhe online, por sipas tij Ministria e Arsimit ka zgjedhur të rrezikojnë jetën e tyre në kohë pandemie.

Sipas Mehmetit, Rama dhe Ministria e Arsimit përveçse rrezikuan jetën me zhvillimin e zgjedhjeve në universitete në një kohë ku nuk lejohet për shkak të masave anti-covid, ata kanë vendosur edhe zhvillimin e provimit të kualifikimit për mësuesit ta zhvillojnë në këtë periudhë.

"Shpika e re e qeverise Rama dhe MASR, ne kohe pandemie. Ne kulmin e pandemisë qeveria Rama dhe MASR kishin nje plan te miremenduar; zgjedhje ne universitete me pjesëmarrje masive dhe provimi i kualifikimit me pjesëmarrjen e mijëra mësuesve. Por nuk u ndalen me kaq. Për te marre piket e provimit, mësuesit duhet te grumbulloheshin masivisht ne dyert e Zyrave Vendore Arsimore per te marre piket e provimit ne kundërshtim me Aktin Normativ e nxjerre nga vete qeveria. MASR mburret se do te beje mësim online per 650 mije e me shume nxens e studente dhe nuk nxjerr dot online piket e provimit per mësuesit. Kjo eshte shpikja me e re për te ruajtur shëndetin e mësuesve tanë", shkruan Mehmeti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?