Deputetë dhe mbështetës PD duke festuar për fitoren në Lezhë, 17 maj 2025

Politikë

PD ndryshon qëndrim, feston fitoren në Lezhë, zgjedhjet nuk do t’i njohë vetëm në qarqet ku ka humbur

17 Maj, 20:36| Përditesimi: 17 Maj, 20:39

  • Share

Partia Demokratike ka festuar fitoren në Qarkun e Lezhës, ku pas përfundimit të numërimit, arriti të ruante mandatin e katërt. Festimi i fitores konfirmon që PD-ja do t’i njohë zgjedhjet në qarqet ku ka fituar, por nuk do t’i njohë në zonat ku ka humbur.

“Faleminderit nga zemra secilit prej jush që besuat dhe qëndruat me Partinë Demokratike! Përballë gjithë makinerisë së pushtetit, qytetarët e qarkut Lezhë folën qartë, besimi nuk blihet, dinjiteti nuk nëpërkëmbet! Ky rezultat është fitore e përbashkët, e çdo votuesi, komisioneri, numëruesi dhe e çdo qytetari që mbrojti demokracinë me dinjitet e përkushtim. Mirënjohje të veçantë për kryesinë, drejtuesit e shtabeve, kryetarët e degëve, sekretarët dhe strukturat tona në Kurbin, Mirditë dhe Lezhë. Suksese deputeti Kastriot Piroli“, shkruan deputetja Elda Hoti.

Gjithashatu, kandidatët fitues të PD-së do t’i marrin mandatet e deputetëve, edhe pse Berisha ka deklaruar se nuk do t’i njohë zgjedhjet, pasi sipas tij janë manipuluar./ Prapaskena

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dy gishtat lart: 17/05/2025 23:35

    Keni 12 vjet me gishta lart, do i keni dhe per 4 vitet e ardhshme . E dini se ku I keni dhe keni per ti pasur 2 gishtat lart. Me pak fjale ne sumatriçe.

    Përgjigju
  • Marie: 17/05/2025 23:18

    Belindi njeriu ma intrigant qe mund te ekzistoje don me tregu qe tani eshte afer saliut po aq afer bashes dikur

    Përgjigju
  • Vitore: 17/05/2025 23:05

    Belind bej dicka me nder ne jeten tende jep doreheqjen dhe jepi dikujt qe e meriton vendin

    Përgjigju
  • Korab: 17/05/2025 22:24

    Karagjozer

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 17/05/2025 21:26

    Njerez me anormal gezojne kot per tu dukur , po nuk ndryshuat totalisht as ne 2029 nuk keni per te fituar , pd parti anti shqiptare .Populli nuk haron .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?