Politikë

PD në Athinë me diasporën: Regjistrohuni për të votuar! Opozita merr shënime nga Fredi Beleri, i dënuar për blerje votash

2 Shkurt, 14:25| Përditesimi: 2 Shkurt, 16:06

  • Share

Takimi i parë i madh i Partisë Demokratike me shqiptarët në emigracion, kur jemi vetëm 100 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishte në Athinë. Drejtuesit kryesorë të PD i bënë thirrje për t’u regjistruar diasporës, ndërsa sipas kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi, familjarët e emigrantëve në Shqipëri janë kërcënuar se do ti heqin nga puna nëse nuk japin votën.

 “Ju siguroj për një gjë, secili prej tyre që guxon të kërcënojë familjarët tuaj në Shqipëri se do ti heqin nga puna në këmbim të detyrimit të votës të secilit prej jush do të përballët me drejtësinë dhe do shkojnë në burg. Një dyzinë ministrash dhe deputetësh kanë pushtuar  Athinën, Greqinë dhe qytetet kryesore ku janë shqiptarët, duke u bërë presion përmes të afërmeve të tyre që jetojnë mes vështirësive në Shqipëri”, tha Gazment Bardhi.

Për situatën në Shqipëri Bardhi tha se është shumë e vështirë, edhe pse pranoi se vendi shikohet me sy ndryshe nga bota sot.

"Sot Shqipëria është me pozitive ne sytë e botes jo fale ne politikaneve, por fale jush qe punoni dhe jetoni këtu ne Greqi, dhe kudo thuajse ne gjithë botën. Sa prej jush ne ketë salle dërgojnë para dhe ilaçe çdo muaj për prindërit e tyre pensionist?! Jam i bindur qe pjesa me e madhe e bën këtë, mos te them qe te gjithë ju. Po kjo është e pa pranueshme. Sot pas 33 vitesh demokraci është realisht e pa pranueshme", shtoi Bardhi.

Për të kërkuar votat e shqiptarëve në Greqi PD kishte marrë me vete dhe i kërkoi ndihmë eurodeputetit Fredi Beleri, një minoritari grek, të dënuar për blerje votash në Shqipëri. Takimi, i cili synonte të dëgjonte dhe shqetësimet e emigrantëve, u shndërrua në një seminar ku kryesia e PD-së ishin të gjithë sy e veshë dhe mbante shënime të përpikta nga 'leksioni' i Belerit.

 “Duhet të bashkohemi para këtij armiku. Mos dëgjoni propagandë. Dua të them se, PD punon. Atje në BE e dinë të gjithë se, cili është pushteti në Tiranë, se si vepron regjimi. Italianët duan të dërgojnë emigrantët, gjermanët mbetjet toksike, ju duhet ta shpëtoni”, tha Fredi Beleri.

Fotoja u nda edhe nga juristi Kreshnik Spahiu, ndërsa shkruan me ironi: ''Foto sa 1000 fjalë. Partia Demoratike takim me emigrantët. Kryesia e saj mbajnë shënime nga fjalimi i liderit tyre helen Fredi Bejleri''. 

Paralelisht me Athinën, një tjetër deputet i PD, Agron Gjekmarkaj zhvilloi një takim me emigrantët në zonën e Lombardisë në Itali.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/02/2025 03:51

    Po cfare shenimesh po mbanin?!Beleri nuk eshte Kimi i Korese se Veriut qe i rine te gjithe rrotull gatitu me laps e leter ne dore. Rrofshin smartphonet,se i bejne mbledhje te tilla me te durueshme!Vetem fizikisht i ke aty kryesine,se me mendje....!

    Përgjigju
  • Nuk duroj me: 02/02/2025 18:45

    Jam prej gjith kohes demokrat si fis,por me lidhjet qe kan me Belerin nuk i votojm me.

    Përgjigju
  • A...Zh: 02/02/2025 15:02

    Duket sikur jane mbledhur per vaki!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?