TIRANË- Partia Demokratike me zëdhënësen Ina Zhupa janë zhvendosur në Kombinat në një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Qytetari Nikë Prendi i tha Zhupës se edhe pse shtëpia e tij është shpallur e pabanueshme ai është lënë në harresë nga shteti, sipas së cilit Bashkia nuk i dha asnjë çadër, por i është dashur që të ndërtonte bareken ku jetojnë sot vetë me dërrasa që i kanë falur komshinjtë.
Nikë Prendi: Unë jam Nikë Prendi, që në shtator më është prishur shtëpia nga tërmeti dhe kërkoj ndihmë nga shteti që të më ndihmojë.
Ina Zhupa: E pabanushme?
Nikë Prendi: Shtëpia e pabanueshme, atje kam jetuar gjithë jetën.
Ina Zhupa: Po, a ju kanë ndihmuar, ju kanë sjellë ndihma, ju kanë dhënë bonus?
Nikë Prendi: Vetëm më kanë pru njëherë ndihma, ai i bashkisë.
Ina Zhupa: Po bonusin përsa i përket rregullimit të shtëpisë?
Nikë Prendi: Bonusin jo akoma.
Ina Zhupa: Ku jeton tani ti?
Nikë Prendi: Ja këtu banoj.
Bashkëshortja e Nikë Prendit: Unë gatuaj këtu me bombul gazi kur është nxehtë, mbrapa do ndezi sobën. Krevatin aty, rrobat i kam atje përtej. Drutë janë jashtë, ça të bëjmë kështu është. Shpia ra përdhe, ku të shkojmë?!
Ina Zhupa: Këtë barakën ku e ke gjetur?
Nikë Prendi: Këtu, kam blerë dërrasat edhe më kanë dhënë komëshinjtë, më kanë falur pak.
Ina Zhupa: Shtëpia juaj ndërkohë është e pabanueshme?
Nikë Prendi: Është e pabanushme, nuk jetohet brenda.
Ina Zhupa: Po çadër ju ka dhënë bashkia?
Nikë Prendi: Kam qenë 50 herë te bashkia, te emergjencat dhe nuk më ka ndihmuar njeri hiç. Më njohin të gjithë atje, i kam bezdis.
Ina Zhupa: Çfarë ju kanë thënë për shtëpinë? Do shembet?
Nikë Prendi: Do e bëjmë, do e bëjmë. I kam bërë letrat unë, nuk e di.
Ina Zhupa: Deri tani nuk keni marrë lekë për të rindërtuar shtëpinë tuaj me fondet e rindërtimit?
Nikë Prendi: Jo, jo asgjë! Akoma jo! Ne presim nga shteti por nuk ka shtet këtu. Unë kam frikë, kam frikë se s’do ma bëjnë shtëpinë.
Militant i lodhur qe perdoret per politiken e opozites. Bashkia deshmoi qe i subvencionon qirane me 18,000 lek ne muaj, por keta duhet qe t'i trajtosh sikur Saliu trajtonte te permbyturit e Shkodres kur u leshonte ujin e HEC-eve qe nuk manaxhonte dot, por u justifikohej me Henen blu qe bente namin 1 here ne 100 vjet dhe ngrinte supet se s'kish c'te bente per t'i ndihmuar.
Përgjigju..pa u fut në gjynah..,por:Shteti i shumicës që paguan taksa..duhet me pagu për papërgjegjshmërinë e këtyne që kanë ndërtu kuturu..në tokë të zanun me blloqe betoni!????..po në katun të tyne a Jan tokë e shpi..atje në Malsi..pse nuk kthehen...
PërgjigjuSe ku i gjen kjo PD ca Prenda, Marka, Pernocaj qe i nxjerr dhe recitojne vargjet e shkruara nga Inat e pd, jane bere per turp, duke mos pasur asnje alternative, kap nje "budalla" edhe nxirre para mediave kam frike se qeveria do me lere pa shtepi, pa asnje arsye logjike vetem futja kot.
PërgjigjuMjaft me keto se po ju del boja perdite
Përgjigju