Politikë
Top 24

PD krijon nesër koalicionin opozitar, ja partitë që do të nënshkruajnë

22 Prill 2019, 21:42| Përditesimi: 22 Prill 2019, 22:38

  • Share

Ditën e nesërme Partia Demokratike do të krijoi koalicionin opozitar. Firmosja e kësaj marrshveshje mes PD-së dhe partive të tjera opozitare pritet të nisi nesër në orën 09:00.

Me koalicionin e PD-së bashkohen partitë kryesore të opozitës, që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër. Mësohet se kjo do jetë një nga pikat e marreveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, i cili synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Sipas Partisë Demokratike  kjo do t’i hapë rrugë drejtesisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

 Disa nga partitë nënshkruese janë: Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokristiane, Partia Drejtësi Integrim e Unitet.

Komento

Komente

  • Robshi: 22/04/2019 23:00

    Suksese...aman se janë bërë morrat e kuq sa një derr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?