Politikë

PD nesër në protestë, por me strategji në ‘ajër’! Perla e Berishës: Skenarin do e shpallim nesër, se nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona!

7 Shkurt, 19:38| Përditesimi: 7 Shkurt, 20:20

  • Share

Opozita po duket më e çorientuar se kurrë në strategjitë e saj, por edhe në planifikimet politike që pretendon, ku thërret protesta dhe më pas i shuan befasisht, për t’i ‘rilindur’ nga hiçi vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Teksa ndodhet në zjarrin e debateve të brendshme për Primaret, listat e mbyllura të deputetëve dhe me kreun e saj nën akuzë prej më shumë se një viti nga SPAK për korrupsion në aferën “Partizani”, PD është e paqartë edhe për protestën e nesërme.

Në një konferencë për gazetarët sot (7 Shkurt), Sali Berisha foli mbi protestën e radhës, duke e cilësuar atë si një ngjarje të veçantë.

Ai theksoi se, ndryshe nga protestat e mëparshme, kjo do të jetë një demonstrim i fuqishëm në shesh, por ‘hapat që do të ndërmerren do të bëhen të ditura në momentin e duhur’.

Por si do të shpallet nesër më 8 shkurt ky plan, disa orë para protestës, kur pretendohet se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve janë nga rrethet? Madje si alibi Berisha nxori edhe “armikun”. Pra planin e mban sekret që të mos e dijë Edi Rama.

"Kjo nuk është protesta e parë. Kam qenë edhe në të tjera, por kjo është e veçantë. Kjo është një protestë tjetër, është një protestë në shesh. Ato ishin protesta me veprime. Skenari nesër do shpallet plotësisht se nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona", tha Berisha.

Më tej ai hodhi edhe akuza ndaj kryeministrit për shpenzime dhe korrupsion, duke i kërkuar dorëheqjen dhe se protestën nesër do e lërë në dorë të qytetarëve.

"Nuk ka vend dhe popull të qytetëruar që të pranojë, të tolerojë një kryeministër që i lejon vetes një jetë të shfrenuar si Edi Rama. Të mendosh se meqë je kryeministër të takon të shpenzosh 20 mln euro me avion në dispozicion, në një kohë kur një mori vendesh për kryeministrat përdorin linjat e pasagjerëve, do të thotë se je i shkëputur kryekëput nga realiteti. Të blesh 5 mln euro vazon, instilacionin sikur të ishte pronë e Surrelit, do të thotë se nuk ke asgjë, asnjë ndjesi për vuajtjet, problematikën që kanë qytetarët e tij. Do të thotë që je i papranueshëm për ta. Kjo është e vërteta.

Është në dorën e qytetarëve, por nëse qytetarët nesër thonë se, nuk e durojmë dot më, Sali Berisha i mbështet ata plotësisht. Ky duhet të kishte dhënë dorëheqjen që të nesërmen. Më thoni, a hodhi poshtë ndonjë akuzë? Asnjë”, tha kreu i selisë blu.

Në fund iu referua edhe deklaratave të ish-zv/kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e korrupsionit.

“I nxori altoparlamentët e tij, duke thënë se,  ka qenë dhe ky zëvendës i tij. Ai nuk e tha që nuk kam qenë zëvendës i tij. Ai tha kam qenë zëvendësi i tij dhe kam parë, këto e këto. Disa prej tyre ishin me dokumente. Kjo ishte mbrojtja që bëri Edi Rama. Edi Rama i ka bërë të gjitha këto, po ka qenë dhe ai. Ai tha mos e kanabizo Shqipërinë, ky nuk pyeti. Çfarë ti thuash atij. Ky bëri një shërbim shumë të madh vendit, ua them unë qytetarëve. Po mo, ka qenë zëvendës kryeministër, nuk mohon. Po zv.kryeministër por ai ishte një akt pendimi, ndaj po ju them", tha Berisha ndër të tjera.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/02/2025 03:27

    Je ne ilegalitet zotrote qe ke frike se mos armiku te zbulon taktikat?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?