PD ‘non grata’ në BE? Berisha: Qëndrim personal i deputetit të CDU-së, mos ndërhy në punët tona, po mundi të gjejë prova

20 Maj 2022, 12:44| Përditesimi: 20 Maj 2022, 13:44

  • Share

 

Sali Berisha i është përgjigjur deputetit të CDU-së Gunther Krichbaum se nëse Berisha merr partinë, PD shpallet ‘non grata’ nga partia simotër PPE. Berisha tha se ai është një qëndrim personal i tij.

“Ai ishte angazhim personal, unë në qëndrimet personale të individëve nuk ndërhyj, por cili është komenti im. Komenti im është keqardhje që një deputet i Budentagut i lejon vetes ose mendon se mund të ndërhyjë në një proces të lirë te një parti simotër, aq më tepër kur ia e bën këtë bazuar në një vendim të faktuar tashmë universalisht se është marrë nga lobimi i Soros dhe Edi Ramës. E ftoj që të ndërmarrë në hetim në arkivat e shtetit dhe vendit ët tij nëse mund të gjeje një fakt një provë të vetëm për ët faktuar atë shpifje dhe trillim të madh. Do ta vlerësoja një gjë të tillë.


Lajmi kryesor:

Berisha për gjyqin në Francë me Blinken: Ka dy faktorë kundër meje! PD ‘non grata’ në PPE? Qëndrim personal i deputetit të CDU-së, mos ndërhyj në punët tona


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?