'PD nuk arrin dot ta bëjë Ramën që t'i konsiderojë', Ben Andoni: Kryeministri nuk i merr parasysh si kundërshtar

17 Qershor, 18:49| Përditesimi: 17 Qershor, 19:13

  • Share

 

Analisti Ben Andoni në Studio Live u shpreh për Arbër Hitajn se PD-ja nuk është një kundërshtare e denjë për forcën politike që drejton kryeministri Rama.

Madje, ai shton se PD nuk e bën dot veten që Rama t'i konsiderojë si kundërshtar.

PD nuk arrin të bëjë zotin Rama që ta konsideroj PD si kundërshtar. Rama mundohet indirekt ta përçajë dhe tek e fundit taktikat e partive kundërshtare i përmbajnë këto qëllime. Problemi më i madh është që Rama nuk i konsideron fare dhe ku është shqetësim për demokracinë shqiptare. Diferenca e tij me të tjerë të partisë së tij është shumë e madhe. Tashmë PD duhet të rritet në një stad tjetër dhe të përcaktojë vijën drejtuese dhe ta bëjë mazhorancën jo thjesht ta trajtojë si kundërshtar por ti frikësohet fuqisë së saj.


Lajmi kryesor:

Non-grata britanike për Berishën rikonfirmohet/ Ben Andoni në 'Studio Live': Ish-kryeministri kërkon kohë! Do të lerë në krye: Bardhi, Nokën dhe Argitën


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?