'PD nuk është më opozita', Pano Soko: Nuk arrin të trembi mazhorancën! Ti nuk vjen me moralin se 'Ne vjedhim më pak'

8 Tetor, 21:57| Përditesimi: 8 Tetor, 22:21

  • Share

 

Pano Soko nga Nisma Thurje, e shikon PD dhe kupolën drejtuese të saj me probleme me moralin, çka reflektohet në numrat e paktë në protestë. Në Repolitix, Soko thekson se opozita e sotme në vend nuk i injekton dot frikë mazhorancës. 

'Besoj se opozita është ai grupim politik arrin ti kallë frikën mazhorancës. Që kur bën gabim rrëzohet dhe vjen ajo tjetra. Sot PD nuk është më opozita. Nuk përmbush kriterin kryesor në mbarë botën, opozita projekton qeverinë hije, që në momentin e parë qeveria bën gabim e rrëzon. Sot PD nuk është më opozitë, nuk arrin të injektojë frikë. Dje numrat na dhanë të drejtë. Nuk arrin të trembi mazhorancën. Është çështje e moralit. Raporti me moralin i jep frymë një partie politike.

Çdo opozitë në gjithë botën ka vetëm një armë, moralin. Ti nuk mund të shkosh me tezën ne vjedhim më pak se këta. Në një politikë të moralit, të pistën e pastron vetëm e pastra. Opozita në ofertën e saj politike, për arsye individuale ka mbetur në vitet e shkuara për të cilët mori votën kundër.'


Lajmi kryesor:

Dështimi me mosbindjen civile/ Meçe: PD e reduktuar në sektin berishian! Çaça: Organizimi linte për të dëshiruar


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?