Partia Demokratike ka paraqitur një tjetër ankesë në KQZ ndaj Koalicionit Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashën duke kërkuar heqjen e posterave, banderolave dhe flamujve të këtij subjekti, të vendosura në një ambient 30 metra pranë qendrave të votimit të gjimnazi “Partizani“ në Tiranë.
Në ankesën që mban firmën e Franc Nurit, përfaqësuesit të PD-ASHM në KQZ, thuhet se:
“Konkretisht, 30 metra larg qendrave të votimit me vendosur 30 metra pranë qendrave të votimit tek gjimnazi “Partizani“, Tiranë (rruga Ali Pashë Gucia). Posterat në një ambient privat, zyrë elektorale që tashmë përdoret nga subjekti Koalicioni Euroatlantik mban gjithashtu të afishuar postera të kandidatit të tyre Pëllumb Seferi. Si mundet që kjo zyrë zgjedhore e këtij subjekti politik në mes të Tiranës të jetë toleruar nga isnpektorët e KQZ, policia Bashkiake apo ajo e Shtetit që të afishohen këto materiale propagandistike në të dy anët e rrugës me flamuj statik nga ana tjetër e trotuarit më larg se 5m nga zyra elektorale, në një kohë kur në atë zonë s’po lihet zyrë e PD pa u dërguar për inspektim nga nga KQZ?“, thuhet në kërkesën e PD.
Në mbështetje të ligjit dhe ruajtjes së barazisë mes subjekteve, PD kërkon që të merren masa për mbylljen dhe heqjen e materialeve në zyrën në fjalë.
Kujtojmë që më 21 Mars, KQZ urdhëroi degën e Bashës që të hiqte simbolet e PD nga ambientet e Njësisë 8 në Tiranë, pas kërkesës së partisë. Ambientet përdoreshin nga demokratë që sot janë pranë Bashës. Celibashi e pranoi kërkesën duke urdhëruar subjektin privat ta zbatojë menjëherë.
Ankesa e PD në KQZ dhe fotot nga zyra e Koalicionit Euroatlantik
Komente
