Një nga themeluesit e ‘Djathtas 1912’ Edvin Kulluri theksoi në Studio Live se mënyra e të bërit opozitë nga PD nuk të çon gjëkundi dhe nuk i jep asnjë vlerë publikut. Kulluri tha për Arbër Hitajn se opozita nuk përfaqëson më askënd.
'Nuk ka më rëndësi as për opinioni publik. Kjo rrugë nuk çon askund. Nuk kam mundësi të pyes as kolegët e mi të PD-së, do kisha kënaqësi ta diskutonim në studio, çfarë vlere i jep publikut, ça i shton opozitarizmit, ça i shërben qytetarësh ky lloj opozite. Asgjë. Nëse Shqipëria themi sot ka këto probleme çfarë zgjidh kjo mënyrë të bërit opozite. Ka dy probleme, mungesë përfaqësimi, mungese lirie ekonomike.
PD e ka goditur përfaqësimin politik. Një parti ku nuk ka votë të lirë, mbyll listat më shumë se qeveria, nuk mund të krijoj besim që qytetarët do jenë nesër të përfaqësuar. I vetmi koncept që kanë këta për lirinë, është lirimi i liderit të tyre nga arresti shtëpiak. Nxirrni pjesëmarrjen, mediokre, shumë e ulët. Pse nuk dalin? Nuk kanë besim. Nëse sjellin modelin e suksesit elektoral sheshi do ishte plotë.'
Më tej shtoi se PD nuk ka më as personalitete.
'3 herë që PD ka fituar ka performuar mirë, ka qenë e hapur me njerëz me vlera, një parti që 92 theu murin e komunizmit. Më pas u tradhtuan këto parime. Në 2005 pati reflektim për të mos bërë të njëjtat parime. Sot njerëzit ikin nga PD krijojnë parti, ikin shohin punët e tyre. Kush janë personalitetet e PD-së? Një parti që po tha Berisha duhet bërë kjo të gjithë vihen në rresht zihen kush do thyejë më shumë karrige. Berisha përgjegjësi numër një i listave të mbyllura. Kur thua që kjo është qeveri e korruptuar dhe ti ke çështje në SPAK? Si do kesh besim te këta?! Prandaj krijojmë parti të re, sepse jemi e kundërta e këtyre.'
Sa i përket aludimeve të PD, se këto parti të reja të djathta e copëzojnë votën e opozitës, Kulluri i shikon si qesharake.
'Qesharake. Deri dje kemi qenë bashkë që u ndamë sot. Nëse ne i heqim vota PD-së domethënë që jemi të votuar. Duhej të ishim aty. Pse nuk jemi aty? Sepse nuk jemi të përfaqësuar nga ky lidership. Nëse jemi të zotë, pse nuk na njeh Berisha zotësi. Ne do sjellim në kuti të votimit ata që nuk dalin të votojnë. Në vend që të gëzohen, sepse do zvogëlojmë diferencën me PD. Nëse nuk duan të fitojnë zgjedhjet ta thonë troç. Ça pune i prish Berishës me 500 mijë vota nëse ne me të tjerë e çojmë në 700 mijë.'
Sakaq, akuzave të Berishës që i përmendi partive të reja Tao Taon, Kulluri ia kthen me ironi se vetëm doktori ka njohur Adil Çarçanin dhe Ramiz Alinë.
'Tao Tao ai një Tao Tao ka njohur, Adil Çarçanin. E ka njohur doktori. Nuk kemi pasur lidhje me këta. Nuk e kemi njohur ne Ramizin.'
Dëshimet e fundit në zgjedhje lokale dhe bashkimi me Bardhin dhe Gjekmarkajn e kanë rrudhur edhe më tepër votën brenda PD-së.
'Elektorati i PD është më radikali. Puna ça do bëhet me elektoratin gri me ata që nuk dalin. Minimumi që nuk ka dalë 100 mijë. Kam përshtypje është rritur. Dështimet e 6 marsit, 14 majit, dhe bashkimet mekanike me Bardhin, Gjekmarkajn.'
Gjithashtu Kulluri rendit edhe dështimet e Berishës duke humbur bastionet historike si Shkodra, Tropoja apo Kukësi.
'PD vitin tjetër do marri rezultat më të keq se 14 majin. Humbi gjithë bastionet, Tropoja, Shkodra, Lezha, Kukësi. Duhet ta mbyllte ballkonin. Duhej ti vinte turp për atë rezultat që mori Bardh Spahia. Ishte refuzim ndaj zotit Berisha dha kandidatit të tij. Dhe mënyrës si është qeverisur Shkodra. Si mund të shkonin po këta njerëz që dogjën mandatet.'