PD nuk regjistrohet në zgjedhje/ Agalliu: Vendim qesharak! Andoni: Uroj që jermi i Celibashit të marr fund! Saliu: Dhuratë për Alibeajn

14 Mars 2023, 19:26| Përditesimi: 14 Mars 2023, 19:33

  • Share

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu e cilësoi si të padrejtë vendimin e komisionerit Ilirjan Celibashi për mos regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë në Report Tv në ‘Studio Live’ me gazetarin Abër Hitaj, Agalliu e cilësoi si qesharake.

“Bën palaço politike, është qesharake vendimi, kjo qeveri po i heq çdo hapësirë për t’u shfaqur opozita, por unë besoj fort që PD, do të regjistrohen në zgjedhjet lokale, sepse ndryshe jemi kthyer në një komunizëm tipik që nuk e ka parë Europa për shumë vote.

Nuk mundet Basha, ka një moral dhe një etikë, që të mos firmosë më asgjë nga momenti që thua kam dhënë dorëheqjen dhe dorëheqja nuk mund të regjistrohet në gjykatë. Akti është kryetari i ri dhe PD pas 14 majit do futet në proces zgjedhor për të zgjedhur lidershipin dhe atëherë do çohet në gjykatë”, tha Arbi Agalliu.

Nga ana tjetër, edhe analisti Ben Andoni është kundër Celibashit.

“Ka dalë nga tagri i vet, ka vetëbesim në postin që ka, dorë duhet të japë drejtim për problemet, pro të lësh opozitën jashtë është e paimagjinueshme, uroj që ta ndalojë këtë pjesë të jermin e vetë. Nga ana tjetër PD të hartojë dokumentacion që t’i plotësojë kërkesat”, tha Ben Andoni.

Ndryshe e sheh, gazetari Gëzim Saliu. Sipas tij, ky vendim ishte një dhuratë për grupin e Enkelejd Alibeaj.

“Një dhuratë sepse i shpëton fytyrën grupimit të Alibeaj sepse me gjasë nëse do regjistrohej në zgjedhje s’do merrte asnjë Bashki, tha Saliu.

Këto reagime vijnë pasi në një vendim përfundimtar, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi rrëzoi kërkesën e PD-së për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit me Enkelejd Alibeajn të komanduar kryetar. Shkak u bë mungesa e firmës së Lulzim Bashës, dukë sqaruar se firmosja e angazhimit solemn për mos blerje të votave është një e drejtë ekskluzive e kryetarit, që nuk mund të delegohet.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?