Gjykata Kushtetuese

Kronikë

Paditë e PD-së për ‘Diellën’ dhe Rregulloren e Parlamentit, caktohen relatorët në Gjykatën Kushtetuese

26 Shtator, 12:45| Përditesimi: 26 Shtator, 13:46

  • Share

Është hedhur sot shorti për padinë e depozituar nga PD për ministren “Diella” në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas burimeve për Shqiptarja,com, çështja për dekretin e Presidentit Bajram Begaj i ka rënë gjyqtares Marjana Sejaminit, ndërsa për Rregulloren i ka rënë anëtarit tjetër të Gjykatës, Sandër Beci.

Më 23 shtator, sikurse kishin paralajmëruar, demokratët depozituan padinë në Gjykatën Kushtetuese duke kundërshtuar dekretin e Bajram Begajt që në nenin 2 të tij autorizonte Kryeministrin Edi Rama për funksionimin e ministrisë virtuale.

Bashkë me dekretin për Diellën në Kushtetuese u dërguan edhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit për ndarjen e re të komisioneve parlamentare.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?