Është hedhur sot shorti për padinë e depozituar nga PD për ministren “Diella” në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas burimeve për Shqiptarja,com, çështja për dekretin e Presidentit Bajram Begaj i ka rënë gjyqtares Marjana Sejaminit, ndërsa për Rregulloren i ka rënë anëtarit tjetër të Gjykatës, Sandër Beci.
Më 23 shtator, sikurse kishin paralajmëruar, demokratët depozituan padinë në Gjykatën Kushtetuese duke kundërshtuar dekretin e Bajram Begajt që në nenin 2 të tij autorizonte Kryeministrin Edi Rama për funksionimin e ministrisë virtuale.
Bashkë me dekretin për Diellën në Kushtetuese u dërguan edhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit për ndarjen e re të komisioneve parlamentare.
Komente
