Gazetarë opinionistë dhe politologë prej kohësh, pas disa humbjeve rresht dhe zbehjes së vlerave, shtrojnë si domosdoshmëri ribërjen e Partisë Demokratike. Largpamësit kanë parë zhgënjimin dhe ndryshimin; kanë vrejtur zhvillimet e dëmshme në këtë parti dhe kanë dhënë, me të drejtë e shqetësim alarmin. Por jo vetëm ata? Kushdo, aktiv apo jo në politike, i ka sytë në ballë të shohë se nga themeluesit e PD-së në atë parti ka ngelur vetëm Sali Berisha. Një pjesë i përjashtoi Berisha dhe pjesën tjetër që ngeli, Basha. Arsyeja ka qenë ose të qenit jo në një mendje me të parin, ose ka qenë zë kundra, çka në jetën e brendshme dhe demokracinë e kësaj partie ka qenë e pa pranueshme. Gjykoni vetë se sa demokraci ka patur dhe ka brënda kësaj partie?!
“U vura plumbin në kokë enveristëve, lufta me ta ska mbaruar…”, u shpreh Nishani sot, ndodhur nën efektin e akuzave në mediat online, kur mburraveci luftëtar i Shkollës “Skënderbej” ishte brënda atij reparti adoloshentësh , të vetmit që u ngritën në protestë (protestë i thënçin) për mbrojtjen e shtatores së Enver Hoxhës. Të njëjtën gjë bën dhe Berisha, kur vend e pa vend shpall se ishte ai që e rrëzoi regjimin diktatorial. Po enveristët e sigurimsat, ku ishin, sepse askush se lëvizi gishtin?
Regjimi kish rënë me kohë. Këtë e dinin të gjithë dhe puna e shpresa ishte që ky shndërrim të bëhej si e bëri Çekosllovakia, pa dëme, pa kaos, pa anarshi. Nëse ndodhi e kundërta është pikërisht faji i Partisë Demokratike, tashmë në pushtet, që nxiti dhunën, nxiti urrejtjen e çoroditi ekonominë, duke e çuar në në anarshi. Më pas u shtrëngua për të ruajtur prapanicën të hapte depot e armëve. Ushtria dhe policia degjeneroi. Ato figuronin vite e vite të tëra vetëm në letrat e borderove dhe nuk egzistonin fizikisht e moralisht.
Lulzim Basha do i kishte bërë një shërbim shumë të madh partisë dhe vetes nëse do jepte dorëheqjen para hapjes së seancës parlamentare. Sali Berisha, do ishte apo nuk do ishte pjesë e grupit parlamentar të PD-së, nuk do ngelte përgjegjësi e kryetarit të partisë. Kështu si ndodhi, prisni pas zhgënjimit për rolin e kësaj partie, kur patë deformimin e demokracisë së saj, një farë lloj karikature brënda PD-së, rrënimin përfundimtar të saj.
Sa për dieni, Sali Berisha ja merr kreun e partisë dhe vetë partinë Lulzim Bashës, kur të dojë. Kjo rrjedh si fakt nga struktura e anëtarsisë së Partisë Demokratike. Ka demokratë, ka të persekutuar politikë, por më shumë se gjithçka ka krahinorë e tribu, që Berishën e kanë si bajraktar, e njohin si bajraktar, përpos se në botën moderne ka emër tjetër. Por ai është i pari i tyre. Kur Sala të fillojë nga puna për ta kryer këtë lëvizje, nëse nuk ka ndryshuar mëndje edhe pasi ka marrë vesh ndonjë detaj tjetër nga dosja “që Luli nuk do e ndajë kurrë me të tjerë”, ky do jetë fundi i Partisë Demokratike. Fillimisht do ndahen deputetët e grupit parlamentar në anët që u interesojnë e më pas anëtarsia. Ky moment do jetë goditja e fundit, rrënimi përfundimtar i kësaj partie!
Intuita e atyre gazetarëve apo politikanëve që propozonin ringritjen e partisë sdo ngelet më e tillë. Parashoh se do marrë formë konkrete, dhe nëse forma do jetë demokratike apo jo, duhet të presim për të parë pastrimin e qelbëzimit tribal dhe shndërrimin edhe në përmbajtje, kultivimin me frymë demokratike. Varet se kush do ta udhëheq këtë ndryshim. E lehtë nuk do jetë!
Njoh dhe ka anëtarë të saj që kanë dhimbje për shndërrimin që kreu, që Berisha e ka parë si pronë të vetën, të familjes e të rrethit të tij, por nëna e shëndetit (edhe e partisë në këtë rast) është të ngrënit me masë, thotë një fjalë e urtë. Sa mirë do ishte që Saliu të bënte gjyshin dhe jo politikën! Gjysh: një emërtim ky i përkryer për shëndetin, se, duke u marrë me nipa e mbesa, në moshën e tij e timen është e vetmja gjë mbase, që të bën të lumtur. Ai se deshi këtë kënaqësi. Ju duk pushteti dhe politika si më mirë dhe kaloi kështu masën e ngrënjes. Është falë tij, demit që i solli PD-së me qëndrimin si kryetar në hije, që në një farë mënyre Partia Socialiste dhe Edi Rama vazhdojnë të fitojnë.