Paqartësitë që ka mazhoranca ndaj propozimeve të opozitës nuk janë bindëse për ish deputetin Aleksandër Biberaj. Kërkesat për riformatimin e KQZ, të artikuluara në dy propozime brenda pak ditësh, për Partinë Demokratike janë një tjetër garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Kur bëhet fjalë për Reformë Zgjedhore nuk mund të nënkuptojmë një reformë të plotë pa riformatimin e KQZ, i cili në fakt është Komiteti Qendror i Zgjedhjeve i Partisë Socialiste, apo i Rilindjes. Nuk po kërkojmë asgjë që nuk na takon, por garanci për zgjedhjet dhe kemi parasysh që KQZ është një organ shumë i rëndësishëm kushtetues që bën menaxhimin e procesit”, tha Biberaj.
Por nëse kërkesat e saj nuk do të merren parasysh ish deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj ka një plan B.
“Kemi një presion të jashtëzakonshëm nga anëtarësia e Partisë Demokratike, militantët, qytetarët, opozita në përgjithësi sepse situata është shumë e keqe. Kemi një presion për protesta dhe manifestime", tha Biberaj.
Pas dakordësisë për të shtrirë identifikimin biometrik në të gjithë territorin, duket se opozita kërkon të autorizojë KQZ e re për prokurimin e blerjeve të pajisjeve elektronike. Specifikisht përgjegjës për tenderin të jetë nënkomisioneri, i cili sipas marrëveshjes së 5 qershorit i takon si propozim ekskluziv opozitës jashtëparlamentare. Por për Aleksandër Biberaj, është mazhoranca ajo që e ka mendjen te tenderat.
“Ne kërkojmë garanci kushtetuese dhe në rastin e certifikimit të identifikimit biometrik. Me tendera merret qeveria pastaj, që i bën natën, brenda 24 orëve", tha Biberaj.
Për sa i përket qeverisë tranzitore, Biberaj thotë se ishte një tërheqje taktike, për të cilën paralajmëron se do të grumbullojë energjinë e debatit në një moment të dytë.
O bibile ça bur je ti mor bibile po ti sje bur se të përzun njëher e tani zhgaravitesh që mos të lëpish ndonjë kock. Bur leshi bibile përsheshi.
Përgjigju