Drejtuesi politik i PD për Qarkun DIbër, Xhelal Mziu, iu kundërpërgjigj sërish deklaratave të kryesocialistit Edi Rama, të bëra 2 ditë më parë në Peshkopi, gjatë një takimi me gra dhe vajza.
"Në këtë sallë ishin nënat e motrat tonë, 80% të tyre i kishin sjellë me zor. Kryekrimineli i fyu, motrat e nënat tona, i fyu dibranët. Dibra është e trimave, është e Skënderbeut, është e pushkës, është e penës, nuk ka Edi Ramë që e ofendon dibranin.
E kemi mbrojtur Shqipërinë me pushkë, i kemi bërë ballë Turqisë, Serbisë, neo-diktaturës. Do ta shembim këtë qeveri. S’e ka provuar vullkanin e dibranëve, fitorja e PD nis nga kjo sallë dhe të mbyllet më 11 maj. Kryehajduti që vetëm, fyen e asgjë tjetër s’ka, në 12 vite qarkun e Dibrës, e ka varfëruar nga të gjithë qarqet në Shqipëri.
Është bërë për shkak të një kryeministri hajdut e kriminel. Kjo qeveri krimi e korrupsioni e ka zhbërë arsimin në Shqipëri. Ka mbyllur universitetin shtetëror, për shkak të krahinës. S’ka dibran e kuksian që do ta votojë këtë qeveri krimi. Kjo është qeveria më e korruptuar, ia kalon edhe vendeve të botës së 3. Mjafton korrupsisoni i rrugës së Arbrit",-tha Mziu.
Lajmi kryesor:
'Erdhe si pushtues', Berisha i përgjigjet Ramës: Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë kush i sulmon! Skavica nuk do ndërtohet kurrë
K.M/ReportTv.al