Nëse Partia Demokratike do të vijë në pushtet, paratë që do t'ja marrë mafias do t'ua japë të rinjve për biznese.
Kështu bëri me dije në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë prezantimin të Programit për Rininë, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.
Basha tha se asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.
Po ashtu kreu i PD-së theksoi se të rinjve do tu shpërndahen 5000 mijë bursa të plota në vit, ndërkohë që shtoi se do të angazhohet ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se me planin e tij Shqipëria do të begatojë. Basha tha se 5 milionë euro grante do të jepen për sektorët e Mekanikës, High Tech-ut dhe Elektronikës!
Lulzim Basha premtoi sot se kur të vijë në qeveri angazhohet që asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.
"Angazhohem që ta bëj brezin e ri përparësi të qeverisjes sonë! Punë, arsim, mundësi, profesion. Rinia do të jetë e para.
Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master. Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare. Ndërsa 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta. Nuk do të ketë te rinj, nuk do të ketë bija dhe bij shqiptarësh që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre. Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit", tha Basha.
Në prezantimin e programit për rininë, kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se me planin e tij Shqipëria do të begatojë. Ai tha se sapo u prezantua ky program 'Rama rinisi avazin e premtimet boshe dhe pa asnjë bazë'
"Por shqiptarët nuk mashtrohen më. Problemi i kryeministrit në ikje, nuk janë idetë, por fakti se ai e ka dëshmuar tashmë se nuk i bëri dot realitet ato për 8 vite me radhë. Ai abuzoi me besimin e shqiptarëve dhe dikush që s’mban qoftë edhe një premtim të vetëm, e humb të drejtën për të vazhduar me të tjera mashtrime. Ne të gjithë duam që Shqipëria të fitojë! Dhe me planin tonë Shqipëria do të fitojë! Do të krijojmë vende të reja pune dhe do të ulim kostot e jetës. Do të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë. Do t’u japim më shumë hapësirë sipërmarrësve, punonjësve me anë të rritjen të pagës minimale, industrisë tonë të turizmit, të prodhimit dhe të shërbimeve duke krijuar plot mundësi të reja për të vizituar vendin tonë të mrekullueshëm", tha kreu i PD.
Në fjalën zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, tha se ka besim se Lulzim Basha do të rikthejë rininë dhe shpresën. Sipas Zhupës Rinia do të fitojë me programin e Partsë Demokratike.
Teksa ka folur me shifra, zëdhënësja e PD-së, ka nënvizuar se 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria dhe se 78.6% e kërkesave për azil në BE janë të rinj në moshën deri 34 vjec.
'Kur punoja për programin e rinisë, emergjenca e situatës ku jemi sot, ishte shtysa kryesore që të angazhohesha çdo ditë e më shumë për të gjetur zgjidhjen sa më të mirë.Shqipëria është në një gjendje emergjence. 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria. 78.6% e kërkesave për azil në BE janë të rinj në moshën deri 34 vjec. Ata që nuk janë larguar ende – duan të largohen nga vendi. Rinia fiton me programin tonë! Unë besoj se Lulzim Basha do ta sjellë ndryshimin: Të na kthejë rininë, të na kthej shpresën! Të bëjë gjithçka që ne të rinjtë të jemi krenar dhe të lumtur në vendin tonë. Unë kam besim tek Lulzim Basha dhe ftoj çdo të ri të ketë të njëjtin besim.'
o shal njgjitur nuk i beson dhe vet qe do fitosh se je nje humbes i peshtire. thua nqs pd do fitoje....opingat e sheros do fitoje me ty e banden e shqupit ku jeni gjith kamikazet e shpellarit
PërgjigjuLum ER per nje te paafte si puna jote qe ka perballe
PërgjigjuO lyl e ke hap thesin e nuk di mo me ja lidh grykën. Po mos i ngatro Shqiptarët me veten se si gënjen dot o zoti lyli.
PërgjigjuPo tya dota ktheje rinine?
PërgjigjuIdiot
Përgjigju