TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar se testi i provimit i matematikës është zbuluar përpara dhe u është shpërndarë maturantë, dhe për këtë bën fajtore të drejtpërdrejtë ministren Besa Shahini dhe kryeministrin Edi Rama. Ajo ka ironizuar me pyetjen e famshme të provimit të letërsisë, duke thënë se dhe "Turi do ia kishte dalë më mirë mbasë se e e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama".
"U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto. Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi.
Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë shoë me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë! Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama. Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi", shprehet Vokshi.
Më herët, ka qenë kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili ka denoncuar se është publikuar para se të zhvillohej provimi, pyetjet e testit të gjuhës Shqipë dhe Letërsisë, me qëllim për të fituar votues.
( Kliko këtu ) Testi i matematikës i publikuar nga Albana Vokshi
Lope moj shurdhjese.
Përgjigju