Genta Vangjeli

Politikë

PD: PS ka ‘kapur’ institucionet e pavarura! Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës, të përfshira në procesin zgjedhor

7 Qershor, 11:04| Përditesimi: 7 Qershor, 16:51

  • Share

Partia Demokratike vazhdon me akuzat për kapje të institucioneve të pavarura. Përmes zëdhënëses së Antikorrupsionit, Genta Vangjeli, PD pretendoi se presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës janë të përfshira në procesin zgjedhor.
 

Ajo përmendi shkresën drejtuar presidentit Bajram Begaj, si dhe kërkesën depozituar për përjashtimin e Ilir Rusmalit, për shkak të pozicionit të tij në kabinetin e presidentit megjithëse KAS e cilësoi pak ditë më parë ankesën si të pabazuar. 

“Përjashtimi i Rusmalit nga shqyrtimi i kërkesës ankimore, ka qenë objekti i kërkesës së PD -ASHM në datën 2 Qershor duke arsyetuar sjelljen dhe vendimmarrjet e tij në cilësinë e anëtarit të KAS-it haptazi kundër palës ankuese, subjektit zgjedhor ‘Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, dhe përfaqësuesve të saj ligjor, duke krijuar arsye serioze për njëanshmëri, në mbështetje të nenit 42, pika 2, të Kushtetutës, nenit 6, pika 1, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nenit 30 të Kodit të Procedurave Administrative, si dhe nenit 135 të Kodit Zgjedhor. Kërkesa e mësipërme sigurisht u rrëzua nga KAS duke mos pranuar përjashtimin e Rusmaliׅ.”, thotë Vangjeli.

Më tej, PD shënjestroi edhe Shkollën e Magjistraturës, duke thënë se një nga kandidatët për gjyqtare Shila Vital Ballhysa, është përfaqësuese e PS-së në KQZ.

“Nga ana tjetër, Shkolla e Magjistraturës ka vënë në dispozicion të Partisë studentët e saj, kështu kandidatja për gjyqtare sipas listës përfundimtare të publikuar në 13 Maj nga këshilli drejtues i shkollës së magjistraturës zonja Shila Vital Ballhysa, rezulton njëherësh përfaqësuese e PS  në KQZ (eksperte e komisionit të reformës zgjedhore për PS).”, tha më tej Vangjeli.

PD kërkon që presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të distantohen nga këto paligjshmëri, siç pretendon ajo, dhe të sigurojnë një proces zgjedhor të drejtë e të paanshëm.

 

Dokumentet e publikuara nga PD

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?