PD ka publikuar videon e një efektivi policie duke goditur me grushte një person, i cili ndodhet në pranga nga 'Shigjetat' dhe po shoqërohej për në makinën e policisë. Nuk dihet se kur dhe ku ka ndodhur ngjarja apo se çfarë arsye e ka detyruar policin të dhunojë të arrestuarin.
Nuk dihen shkaku i arrestimit dhe as i dhunës, po në video shihet se në pranga kanë rënë dy persona, ku njeri po futet nga 'Shigjetat' në makinë, ndërkohë që tjetri po dhunohet nga policia. I arrestuari tjetër ka nisur të bërtasë në momentin që shoku i tij po dhunohej nga efektivi i policisë.
Zëdhënësja e PD-së Iza Zhupa shprehet se arroganca e policisë së Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës ka shkuar deri aty sa të rrahë të ndaluarit me pranga në duar.
"Video tregon qartë brutalitetin ndaj një të riu, që, pavarësisht pozicionit të tij penal, nuk mund të goditet me grushta nga dikush që mban uniformën e Policisë së Shtetit.Këto sjellje antidemokratike janë tregues shqetësues të një regjimi policor, që nuk respekton ligjet dhe të drejtat elementare të njeriut", shkruan ajo krahas videos.
Zhupa kujton edhe rastin e rrahjes së të riut 15-vjeçar gjatë kohës së karantinës dhe ndalimin e paligjshëm të gazetarit të Report Tv në Shëngjin pak ditë më parë, krye të detyrës.
"Kjo është një sjellje për të cilën Europa na heq vizën e kuqe, pasi, siç u theksua sot me të drejtë në Parlamentin Europian, Shqipëria do të nisë negociatat, kur qeveria të tregohet e ashpër me narkotrafikantët, jo me gazetarët dhe qytetarët", shkruan ajo.
Vetem PD te mos flas per dhune policore. Kam qene nxenes ne 97-ten kur na fusnin nga floket neper klasa se nuk pranonim te benim mesim. Dhe me pas ne dhomat e paraburgimit ku na rrihnin me kuti kartoni ne koke. E shume e shume histori te tjera te patreguara....
PërgjigjuKeta kriminel kush e Di cakan bo.. Por kjo qekabo polici esht e pa falshme nuk duhet ta bonte . Veprim shum I ulet vetem serb e bonin me robt e luftes.! Por e verteta nuk dihet keta mund te ken vra e prere. Ose. Do ket share policin,por policija nuk duhet te veproj nekete mynyr me ambjente pupblike. Futi atje mbrenda e fillo dajakun por jo me prangs ne duar.
PërgjigjuMire ja ka bere hajdutit. Kur keni nevoje o legena te gjithe policine therrisni.
PërgjigjuTi ca je polic? Po kush jua a ka nevojen juve gjobaxhinjve te pa bese. Pastaj kur hani dru ankoheni se u goditet per shkak te detyres
Edhe uniformat skan can se jemi te pa kulturuar nuk kuptojme gabimin nga I qenuri model qytetarie... I pa falshem sjellja e nje funksionari shteti qe duhet te mbroje qytetaret. Edhe ai ne pranga qytetar eshte edhe do paguaj per ate cka ka here edhe ske perse e dhunon me Apo pa pranga. Klasa politike e ka gjithe kete pergjegjesi edhe kete katraure qe ndodh si nga ana civile si nga ana administrates Apo sherbimeve publike... Sjellje e pa tolerueshme kundrejt civilit. Por edhe civili e ka ofenduar ne mad sepse ska mundesi tjeter te rebelohesh ashtu. E gjithe historia...
PërgjigjuPo si te futesh ne polici lloj lloj katunaresh ca pret o shkurto uniformat e mbaj ata qe jan te sakt ose merri bej te gjith polica
PërgjigjuNuk e ka fajn pd fajn e ka tata em se ju dha vaten e tallen me ta nejten jasht parlamentit tu rregjistrue
PërgjigjuMeqe e ka nxjerre PD, nuk quhet. Apo jo?
PërgjigjuBRUTALITETI I DISA POLICEVE POSTED DENOHET NE TE GJITHE BOWEN SIDOMOS NE USA WE PREJ 3 JAVESH PROTESTOJNE FUQISHEM SHPRESOJME QE E NJEJTA GJE TE NDODHE NE SHQIPERI PROTEST TE FUQISHME DERI NERREZIMIN E DICTATORIAL DHE LLESHIT
Përgjigju