Politikë
Top 24

PD përgatitet për protestën e radhës: Të enjten para parlamentit '339'

19 Mars 2019, 14:24| Përditesimi: 19 Mars 2019, 14:49

  • Share

Opozita ka lajmëruar se ditën e enjte do të protestojë në orën 09:30 përpara parlamentit, gjatë kohës kur në kuvend do të zhvillohet senca plenare e cila u vendos dje në Konferencën e Kryetarëve.

Njoftimi u bë nga sh-deputetit demokrat Gent Strazimiri i cili thumboi ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me sigurinë në kryeqytet pas vrasjes së Jurgen Kurtit mbrëmjen e djeshme.

"Llesh,
Brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur...njësoj si vrasësit...
Po ti mos e vrit mendjen! Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit "339"... pa siguria s'është detyra jote...
", shkruan Strazimiri.

Kjo është hera e katërt që seanca plenare do të zhvillohet ndërkohë që në ambinetet e jashtme opozita do të protestojë. Dy protestat e tjera të opozitës janë zhvilluar përpara kryeministrisë.

Komento

Komente

  • Populli: 19/03/2019 15:26

    ju Doni Jo gaz lotesjelles por LHL qe ta merrni vesh mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?