Ish- deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, mes akuzave për dështimet e kësaj qeverie, bën thirje për bërjen e një plani strategjik për hapjen e shkollave nga ana e qeverisë.
"Prej të paktën dy javësh, siç ndodh zakonisht, mbi 640 mijë nxënës dhe studentë presin lajmin për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së tyre, nisjen e fillimit të vitit shkollor dhe akademik, por qeveria hesht. Problemet me arsimin janë shumë më të mëdha sesa kaq, por bërja publik e planit për rihapjen apo jo të shkollave është emergjent. Ministria e Arsimit nuk ka publikuar asnjë plan, asnjë strategji për mënyrën e zhvillimit të mësimit në sistemin parauniversitar dhe atë universitar. Shumë vende evropiane si Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe, Greqia kanë studiuar dhe kanë marrë të gjitha masat për rikthimin e nxënësve në auditorë në fillim të shtatorit, ndërsa Shqipëria nuk ka asnjë plan të tillë." Shprehet Boçi
Ai bën thirje që kryeministri Rama duhet të lerë pushimet dhe ti japë një zgjidhje mirja nxënësve dhe studentëvë të cilët janë në pritje të hapjes së shkollave:
"Shqipëria ka një problem të madh qe prodhon krizë pas krize. Ky problem është qeveria e paaftë, e papaërgjegjshme dhe e korruptuar që drejton vendin.
Kryeministri në ikje Edi Rama vazhdon të bëjë plazh, qeveria vazhdon të jetë me pushime, ndërsa një krizë e re po troket në derën e pothuajse çdo familje shqiptare. Sot asnjë prind nuk e di çfarë do të bëhet me shkollimin e fëmijëve të tyre. Askush nuk e di, nëse do të happen apo jo shkollat, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij e dështuar nuk kanë asnjë plan. Prej të paktën dy javësh, siç ndodh zakonisht, mbi 640 mijë nxënës dhe studentë presin lajmin për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së tyre, nisjen e fillimit të vitit shkollor dhe akademik, por qeveria hesht. Ministria e Arsimit nuk ka publikuar asnjë plan, asnjë strategji për mënyrën e zhvillimit të mësimit në sistemin parauniversitar dhe atë universitar."- thotë Boçi.
Sipas Boçit, "si çdo kryeministër tjetër në Eropë, duhet të shpejgojë cili është plani për shkollat, nëse do të rihapen apo jo, çfarë masash janë marrë për klasat, nëse do të ketë rihapje, çfarë po bëhet për mësimin online, pasi ai që fëmijët bënë në karantinë është një vit i djegur, ku fëmijët mësuan pak ose aspak."
Shume shpejt do prononcohet per situaten e arsimit dhe gjithollogu i pd leshlis prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri i cili po harton draftin per arsimin
PërgjigjuKete Lucianon nuk e kisha degjuar naj here. Kuptohet qe te gjithe te medhenjte jane me pushime edhe kane lene kete zarin te ankohet. Vazhdon hipokrizia