TIRANË- Partia Demokratike akuzon qeverinë se pamundëson marrjen e pagesës së papunësisë për mijëra punonjës, kjo për shkak se marrja e të dhënave personale është burim kryesor i bllokimit të aplikimit.
Nga një deklaratë për mediat nga selia blu, Enno Bozdo shprehet se qeveria ka nxjerrë pengesa burokratike që vështirësojnë marrjen e pagesës nga mijëra punëtorë. Sipas Bozdos, për përfitimin e kësaj pagese, qeveria u kërkon adresë e-maili dhe numër celulari, ndërkohë që sipas tij, shumica e punëtorëve nuk i disponojnë.
Një gjë e tillë, për Bozdon është tregues se që qeveria merr vendime që nuk zbatohen, por mbi të gjitha krijojnë kaos.
"Burokracia dhe marrja e të dhënave personale, shkaku kryesor i bllokimit të aplikimit.Qeveria po ua bën jetën ferr personave që duhet të marrin pagesën e papunësisë për shkak të pandemisë! Duke treguar sa e shkëputur është nga realiteti, qeveria ka nxjerrë pengesa burokratike që vështirësojnë apo pamundësojnë marrjen e pagesës nga mijëra punëtorë.
Për të përfituar ndihmën financiare, qeveria u kërkon punonjësve e-mailin, pra adresën e postës elektronike dhe numrin e celularit. Shqetësimi i shprehur nga ana e kompanive është se shumica e punëtorëve nuk kanë adresë e-maili. Madje një pjesë e tyre nuk kanë as numër celulari personal. Pa plotësimin e këtyre të dhënave, aplikacioni qeveritar për marrjen e pagesës së papunësisë bllokohet. Askush nuk përfiton dot asgjë. Kjo do të thotë që ta bësh të pamundur dhënien e ndihmës apo, në rastin më të mirë, ta vështirësosh atë në maksimum.
Ky është një nga ato raste që tregon se qeveria merr vendime aty për aty, të pamenduara dhe në kaos, duke i shkuar pas krizës, jo duke i paraprirë asaj. Siç tregojnë këto dy dokumente zyrtarë, në datën 26 Mars, kërkesa për emailin dhe numrin e telefonit nuk ekzistonte. Ajo u shtua më pas pa asnjë argumentim. Aplikimi për pagesën e papunësisë që kërkon emailin dhe numrin e telefonit mund t’i shërbejë qeverisë për marrjen në mënyrë indirekte të të dhënave personale të qytetarëve, por ajo ua bën edhe më të vështirë jetën mijëra punonjësve.
Ky është një shembull sesi me apo pa krizë, me apo pa virus, qeveria është plotësisht e pandjeshme ndaj problemeve reale dhe situatës shumë të vështirë ekonomike që po kalojnë familjet shqiptare. Për qindra mijëra shqiptarë pagesë e papunësisë së detyruar është burimi i vetëm i të ardhurave. Aplikimi për përfitimin e kësaj pagese duhet të jetë sa më i thjeshtë, sa më i shpejtë. Burokracia apo çdo skenar tjetër që vonon pagesën sot do të thotë uri!", u shpreh Bozdo.
Ikni re se e pam drejtësin e partis tuaj plot 30vjet na keni pir gjakun turp të keni që dhe dilni në publik
PërgjigjuBirisha me ken sot e kishte ndal karavirusin
PërgjigjuJu i bet letrat per t marr gjysmen e pages o Bozgovic. Po ne qe skemi mundesi si tja bejm. Kur t vini ju n pushtet...?!
Përgjigju30 vjete shkateruat Shqiperine dhe varferuat Popullin,, vrate Popullin .. Tani uleeisni Si ujqerit .. Mbeturina ,,Si sju vjen Turp Femijve te juaj ,,qe Ju lene te dilni ne TV.. Apo dhe ato mbas Babit te kepijne ndonje kocke Mercedes apo Audi..
PërgjigjuLapanjozet hienat cakejte gjarpeeinjte minjte e gjirizeve dalin si kerrmilli pas shiut
PërgjigjuCfare flet more? Ka shqiptar pa celular sot?
PërgjigjuHajde suxhuk marka Enno
Përgjigju