Genta Vangjeli

Politikë

PD: Bashkia e Tiranës shpërdoron fondet për mobilim! 63 tenderë me vlerë 17 mln euro iu dhanë 16 operatorëve

29 Qershor, 14:27| Përditesimi: 29 Qershor, 16:21

  • Share

PD akuzon bashkinë e Tiranës se po shpërdoron fondet publike me tendera të dyshimtë ndërkohë që qytetarët presin për përfundimin e procesit të rindërtimit, bonuset e qirasë apo mbështetje për familjet në nevojë. 

Sipas zëdhënëses së PD-së, Genta Vangjeli, bashkia ka shpenzuar 17 milion euro për pajisje dhe orendi mobilimi përmes 63 tenderave, ku janë shpallur fitues vetëm 16 operatorë ekonomikë, mesatarisht 4 tendera për çdo operator. 

"Në një kohë kur qytetarët e Tiranës presin ende përfundimin e procesit të rindërtimit, pagesën e bonuseve të qirasë dhe mbështetje për familjet në nevojë, është e papranueshme që përparësi t’u jepet tenderave për mobilim luksoz.

Partia Demokratike i bën thirrje Bashkisë së Tiranës dhe znj. Ristani të rishikojnë menjëherë këto praktika të dëmshme dhe të fokusohen në nevojat reale të qytetarëve. Çdo shkelje apo abuzim me fondet publike do të monitorohet dhe denoncohet me vendosmëri nga opozita.", tha Vangjeli. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?