TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar serish per heshtjen e kryeministrit Rama për incidentin fizik i deputetit të opozitës Strazimiri me deputetin socialist Ndoka edhe pas 16 ditësh. Deputeti Gjergji Papa deklaroi se kryeministri është 16 herë përgjegjës për mosreagimin dhe për inkriminimin që i ka bërë parlamentit edhe publkimit të dosjes Ndoka nga opozita.
Sipas Gjergji Papës, heshtja e Ramës “e bën atë edhe më përgjegjës në sytë e mbarë opinionit publik”.
“Prej 16 ditësh, Edi Rama i fshihet përgjegjësisë që duhet të mbajë për organizimin dhe porositjen e dhunës në Parlament ndaj përfaqësuesve të opozitës. Heshtja e Ramës edhe pas publikimit të dosjes së plotë me prova të pakontestueshme të inkrimiminit që ai i ka bërë parlamentit, e bën atë edhe më përgjegjës në sytë e mbarë opinionit publik.
Edi Rama kërkoi një emër dhe fakte. Tani të gjithë qytetarët e vendit u njohën me emrin dhe me faktet, dhe mbarë opinioni publik flet për këtë rast. Vetëm Edi Rama, ai që kërkoi emrin dhe faktet, hesht për deputetin Arben Ndoka dhe dënimin e tij në Itali me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe heqje të lirisë së tjetrit.
Heshtja e Ramës është e kuptueshme kur dihet se ai, me dashje të plotë, dëboi nga lista dy kandidate gra për t’i hapur rrugën futjes në parlament të Ndokës, i cili do të bëhej pjesë e skuadrave të dhunës ndaj opozitës. Por kjo heshtje 16 ditore, e bën Edi Ramën 16 herë më shumë përgjegjës dhe fajtor në sytë e shqiptarëve, për inkrimimin e parlamentit dhe përpjekjen për ti mbyllur gojën opozitës”, u shpreh Gjergji Papa.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)