Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Basha: Rama mashtron aq shumë sa harron kur ka thënë të vërtetën për herë të fundit! 10 gënjeshtrat më të mëdha

5 Mars 2020, 15:50| Përditesimi: 5 Mars 2020, 15:58

  • Share

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka qenë kryefjalë e ditës së sotme, pasi akti normativ pritët të miratohet në seancën e sotme. Teksa kryeminstri Rama jep argumente pse sot deputetët pse duhet ta votojnë, nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha e quan mashtrimin e radhës. Pikërisht ky akt ka qenë në fokus të akuzave që kanë mbërritur nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj, Lulzim Basha, për të cilët OFL-ja nuk është gjë tjetër veçse një propagandë dhe kryeministri Edi Rama një mashtrues. Me anë të një video mesazhi, listohen kryebashkiakë , ministra të PS-së të akuzuar për drogë, prostitucion, trafikim të qenieve njerëzore, sipas së cilit janë të mjaftueshme për ta kuptuar që Rama nuk lufton krimin, por i mban ato pranë vetes dhe u jep poste drejtuese në partinë e tij.

"Kur mashtron e gënjen gjithë kohën, harron kur ke thënë për herë të fundit të vërtetën! Kjo i ndodh Edi Ramës sa herë që flet", shkruan Basha.

Një të njëjtën linjë, ka qenë edhe reagimi i Partisë Demokratike, ku kanë listuar sipas tyre 10 gënjeshtrat që Rama tha sot në Kuvend "pa u skuqur fare". Në këtë reagim përmend emra të ish- kryebashkiakëve Valdrin Pjetri, Elvis Roshi, Arben Ndoka, Vangjush Dako, Agim Kajmaku, Mark Babani.

"10 gënjeshtrat më të mëdha të Edi Ramës sot pa u skuqur fare! Gjoja u revoltua me ata nuk mbrojnë të ashtuquajturin ligj antiKÇK, por vetë erdhi në pushtet me Aleancën e Qelbësirave dhe të Kriminelëve. Thotë se opinioni mbështet 72% të ashtuquajturin ligj antiKÇK, por nuk tregon se 87% nuk beson se qeveria do ta zbatojë ligjin kundër krimit. Gjoja vajtoi për vajzat e trafikuara, por bëri deputetë 2 trafikantë vajzash, Arben Ndokën, Mark Frrokun dhe kryebashkiak një përdhunues, Elvis Roshin. Bën sikur po lufton krimin e organizuar, por banda e Avdylajve është e regjistruar me Vangjush Dakon, që blejnë vota për Edi Ramën për t’i bërë surprizë 10 deputetë në Durrës.

Lavdëron si kurajoze Ministren e Drejtësisë, por nuk thotë pse bashkëshorti i ministres është peng për shkak të llogarive të dyshimta me bixhozin. Flet për të burgosur që do të vuajnë me 41 bis, por Agim Kajmaku shëtit i lirë në mes të Tiranës dhe Edi Rama vazhdon ta majmë me tendera publikë.  “Vajton” për 28 kriminelë të liruar nga gjykatat, por nuk thotë se ata u liruan me firmën e drejtorëve të tij të burgut dhe kryebashkiakëve të tij garantë. Deklaroi se për herë të parë po preken të paprekshmit, por deri tani nuk është konfiskuar asnjë pasuri domethënëse e krimit të organizuar. Tha se pasuritë e politikanëve janë të kontrolluara, por nuk tha se ku i gjeti ai 2 milionë euro për të ndërtuar vilën luksoze në Surrel. Shpalli dashurinë për shqiptarët, por në 7 vjet vetëm i ka vjedhur, u ka rritur taksat dhe i ka burgosur", shkruan PD.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kosovari: 05/03/2020 16:15

    Asnjhere kur ka folur me popullin dhe per popullin dhe Shqiperine.

    Përgjigju
  • Vlora: 05/03/2020 16:09

    HHAHAHHAHAHAHAHAHHA shiko kush flet Lulushi. Po genjeshtrat e tua se kalojne as nje dite o derzebil

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?