Partia Demokratike

Politikë

Celibashi vendosi numërimin e votës së Greqisë, PD sërish përpjekje për ta bllokuar, e ankimon në KAS

16 Maj, 23:05| Përditesimi: 16 Maj, 23:55

  • Share

1745949695_partiademokratike.jpg

Partia Demokratike ka dërguar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritur nga jashtë vendit. Aty përfshihen edhe zarfet e mbërritura nga Greqia.

Votat që kanë ardhur nga Greqia kontestohen nga demokratët, të cilët pretendojnë manipulim zgjedhor.

Ndërkohë ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor rrëzoi Partinë Demokratike mbi një padi të bërë më herët po mbi votat e Greqisë. Ata lanë në fuqi vendimin e KAS për të lejuar që votat nga Greqia të numërohen e të mos veçohen nga të tjerat. Kjo ankesë e PD-së vjen pas vendimit te Celibashit për vijuar ditën e nesërme numërimin e votave në orën 8:00.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 


Lajmi kryesor:

Diaspora/ KQZ vendos, nesër nis numërimi i votave nga Greqia! Celibashi: Nuk u gjetën parregullsi! PD e ankimon në KAS


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?