PD i është drejtuar sërish KQZ lidhur me problematikat e konstatuara me votën e diasporës. Përmes një shkrese, ky renditen problematikat që janë shënuar deri më datë 6 maj, demokratët kërkojnë që të bëhet një audit për Greqinë dhe Italinë, duke argumentuar se rrezikohet integriteti i këtij procesi zgjedhor.
PD thotë se shkeljet më të rënda janë regjistruar në Greqi, ku jeton pjesa më e madhe e emigrantëve, por probleme serioze janë verifikuar edhe në Itali, Gjermani, SHBA, Britani dhe vende të tjera të BE. Në shkresë, përmenden shkelje që sipas PD variojnë nga mungesa e transparencës proceduriale, te presioni politik, shpërndarja jo zyrtare e fletëve të votimit, cënimi i fshehtësisë së votës etj.
PD pretendon se ka dokumentuar raste në Athinë, ku aktivistë të PS shpërndajnë dhe mbledhin zarfe nëpër lagje. Në Selanik, përmend filmime të votës dhe zarfe me më shumë fletë votimi. Në Romë, sipas PD, votuesit kanë marrë edhe zarfet e fqinjëve të tyre pa pasur nevojën e mjetit të identifikimit ndërsa në SHBA ka pasur raste ku zarfet me fletët e votimit janë lënë pa njoftim dhe pa firmën e marrësit.
Për këtë arsye, kërkon audit ndërkombëtar të logjistikës së transportit dhe dorëzimit të zarfeve nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas. PD kërkon gjithashtu rishikim për pavlefshmëri të çdo vote të dorëzuar me zarf të pavulosur apo të paplotë si edhe hetim penal nga SPAK për blerje votash dhe përfshirje të PS në shpërndarje votash.
Pjesë nga shkresa
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente
