Florian Haçkaj

Politikë

PD shqyrton emrin e tij si kandidat për Tiranën, Florian Haçkaj: I vlerësuar! Vendimi për angazhimin politik merret në rast të një propozimi zyrtar

2 Tetor, 11:18| Përditesimi: 2 Tetor, 12:09

  • Share

Florian Haçkaj thotë se është i nderuar se emri i tij është propozuar në radhët e opozitës si kandidat për bashkinë e Tiranës bashkë me Edlira Çepanin dhe Ermal Hasimjan. Në një reagim në rrjete sociale, ai shprehet se ky nuk është vetëm një vlerësim personal, por edhe njohje e rolit që 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' ka dhënë në forcimin e opozitës dhe në zhvillimin demokratik të vendit.

Më tej, ai thekson se angazhimi politik kërkon vendimmarrje të matur dhe përgjegjësi të lartë, por vë theksin te fakti se nuk ka marrë propozim zyrtar.

"Ndihem i nderuar që emri im është propozuar si një nga kandidatët e mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës dhe falënderoj të gjithë ata që e kanë sugjeruar dhe mbështetur këtë ide. Ky nuk është vetëm një vlerësim personal, por edhe një njohje e rolit që Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka dhënë dhe mund të japë në forcimin e opozitës dhe në zhvillimin demokratik të vendit. Çdo angazhim politik kërkon vendimmarrje të matur dhe përgjegjësi të lartë e një vendim i tillë mund të merret vetëm në rast të një propozimi zyrtar. Opozita ka nevojë jetike për një figurë përbashkuese. Si Edlira Çepani ashtu edhe Ermal Hasimja janë personalitete që i vlerësoj dhe që do ta përmbushnin më së miri këtë detyrë. Me respekt, Florian Haçkaj", shkruan Haçka. 

Dje, edhe politologu  Ermal Hasimja mirëpriti faktin se emri i tij është diskutuar si kandidat potencial për Tiranën. Në vijimësinë e negociatave, PD një ditë më parë zhvilloi takime me Partinë Mundësia dhe me partinë e Shpëtim Idrizit, i cili ishte në koalicion me PD edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Po ashtu, një ditë më parë, presidenti Bajram Begaj dekretoi 9 Nëntorin për mbajtjen e zgjedhjeve në 6 bashkitë e vendit. 
 

Postimi i Florian Haçkaj 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maduba: 02/10/2025 11:52

    Djale sh I mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?