Rrëzimi i 3 dekreteve të presidentit nga ana e mazhorancës sipas PD është pjesë e planit të Edi Ramës për të vjedhur shqiptarët. Në një reagim për mediat, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ashtu si Presidenti i bën thirrje SPAK që të hetojë se kush i propozoi 3 nismat, që sipas tij janë korruptive dhe të paligjshme.
"Në vend që akti i Presidentit të vlerësohej si një e mirë publike, Parlamenti ilegjitim u soll si noter i grabitjeve me firmën e Edi Ramës. Ushtarët e Edi Ramës, në shkelje të çdo procedure minimale parlamentare, rrëzuan dekretet e Presidentit, duke i hapur rrugë plaçkitjes së mëtejshme të vendit me akte të mirëfillta korruptive. Me arrogancën e një pushtetit që nuk jep llogari tek zgjedhësit dhe me nxitimin e një regjimi në ikje, që vepron sipas parimit “kap ça t’kapësh”, Parlamenti i hoqi të drejtën Presidentit të dëgjohej në komisionet ku u shqyrtuan dekretet e kthyera prej tij. Duke ftuar në dëgjesë vetëm qeverinë dhe duke shmangur Presidentin, në mënyrë të përsëritur, Kuvendi vetëm sa thellë paligjshmërinë, por nuk mundet të mbulojë grabitjen e shqiptarëve përmes ligjeve speciale të Edi Ramës", thotë Edi Paloka.
Sipas Palokës, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka për detyrë të hetojë këto nisma korruptive ligjore që në fillesat e tyre.
"Pas tyre qëndrojnë peshqit me të mëdhenj të korrupsionit në vend, duke nisur me Edi Ramën dhe Arben Ahmetaj. Duke çuar përpara përgjegjësisë penale ata që janë përfshirë në këto afera të pista që varfërojnë më shumë shqiptarët dhe që e përqendrojnë ekonominë në duart e disa grabitësve, SPAK do të kontribuojë në një nga arritjet më të mëdha, që politika, kryeministri dhe parlamenti të mos guxojnë kurrë më të bëjnë ligje vetëm për 1 apo 2 individë të lidhur me pushtetin", shprehet Paloka.
Thap e thup ... thume mire thume ..Edi Paloqe goja te nxjerr skume
PërgjigjuUdhetova nga Tirana drejt jugut ne fundjave dhe kalova nga Lumi i Vlores. Ne nisje projekti i Unazes se Re i ishte dhene Salillarit, bypassi ne Fier Alb Building, Bypassi ne Vlore Gener2, nje lot i rruges se lumit i ishte dhene Strabagut dhe si nenkontraktor ishte Elmazaj, loti tjeter nje kompanie italiane qe kishte marre si nenkontraktor Alb Star. Po te shohesh harten me tej shikon qe rrugen e Arbrit e ka Gjoka, poshte ne Kardhiq-Delvine kompani te tjera. Me pak fjale te gjithe kompanite e medha te ndertimit jane ne kantiere dhe s'jane 2-3 oligarke qe marrin parate e shqiptareve. Kete vezhgim ta beje edhe media.
PërgjigjuBertet hajduti kapni hajdutin!!!!!!!!!!! Sa absurde. Se han me shqipetaret me ju degjuar ju hajnat 25 vjecar Jo. Ju thoni ca te doni CUBI edhe te pakten nje mandat do jua hyp o paloqe.
PërgjigjuKush Jane Oligarket thuaju emrat, apo ke frike se nuk ju japin rracionin pastaj. Pse hani mut kot, trwgoni emrat e Oligarkeve.
Përgjigju