Sali Berisha

Politikë

PD sot mbyll fushatën, Berisha thirrje diasporës: Nëse vini të votoni këtu, do i bëni shërbim historik vendit, LaCivita faktor për fitoren më 11 maj

9 Maj, 11:20| Përditesimi: 9 Maj, 13:24

  • Share

Dy ditë larg nga zgjedhjet e 11 majit, kreu i PD Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë PD. Sali Berisha pati një kërkesë specifike, jo për emigrantët e regjistruar për të votuar në distancë, por për ata që e kanë emrin në listën e zgjedhësve brenda vendit.

‘11 maj është dita përcaktuese e të ardhmes së popullit shqiptar, qindra mijëra emigrantë që janë regjistruar për të votuar, por një çrregullim u konstatua me postën që shfaqi parregullësi të mëdha dhe kjo uroj që të mos dekurajojë, por të nxis çdo qytetarë jashtë vendit që të mund të vijë këto ditë dhe të votojë këtu ditën e diel. Ne sot mbyllim fushatën më të bukur dhe më optimiste të shqiptarëve dhe njerëzve të lirë. Kjo fushatë u karakterizua me një uragan të vërtetë që buroi nga zemrat dhe nga shpirti, sonte kësaj fushate fantastike që u zhvilua për një muaj duhet që ti vendosim kurorën më të bukur në ballin e saj dhe ftoj qytetarët që të bashkohen të gjithë sot. Kemi pasur dy fushata narkoshteti dhe fjala e lirë', tha ai. 

Berisha u tregua entuziast për fitoren e PD në këto zgjedhje, duke thënë se kjo është konferenca e tij e fundit si kryetar i PD.

‘Kjo do të jetë konferenca e imja e fundit si kryetar opozite pas 11 maj kjo opozitë do të bëhet mazhroancë e vendit. Kjo është ndesia më reale, por në mënyrë më të frishme e ka ndjerë edi rama, ai u shkallmua, fliste për helme për ca nuk fliste, ai kishte nevojë urgjente për mjekim me ato simptoma që pash’, tha ai.

Një koment e pati edhe për këshilltarin elektoral të fushtës së PD.

‘Chris LaCivita është faktor madhor i kësaj fushate dhe i fitores së 11 majit', tha ai. 

Ditën e sotme, (9 maj) është dita e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit për partitë poltike, ndërsa nesër është heshtja zgjedhore dhe më 11 maj qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit. Partia Demokratike do të mbajë mitingun e saj përmbyllës në Bulevardin e Ri, duke nisur nga ora 19:00.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?