PD: Spitali Covid 4 mashtrim i Ramës! 'Qeveria e ka lëshuar situatën e epidemisë në rënie të lirë'

6 Gusht 2020, 15:54| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 16:01

  • Share

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka dështuar në përballimin e situatës që ka krijuar pandemia në vendin tonë.

Eksperti i shëndetësisë pranë selisë blu Gazment Koduzi, tha se nuk ka një strategji kontrete nga ana e autoriteteve, por po bëhet propagandë. Pjesë e kësaj propagande sipas Koduzit, është edhe hapja e Covid 4, premtim i bërë në fillim të qershorit, por që vijon të jetë i mbyllur.

"Spitali Covid 4 ishte një mashtrim i Edi Ramës për propagandë. Shqiptarët kanë nevojë urgjente për kujdes shëndetësor në këtë kohë pandemie. Qeveria dështoi me menaxhimin e situatës së Covid 19. Dështoi në marrjen e masave për mospërhaqjen e këtij virusi në popullatë, por aq më tepër në institucionet shëndetësore", deklaroi Koduzi.

Më tej eksperti i shëndetësisë tha se qeveria ka dështuar edhe në rritjen e numrit të testimeve, ku pavarësisht se e rriti numrin e tyre në 500, nuk ka mjaftuar për të plotësuar të gjitha nevojat e qytetarëve shqiptarë për t'u testuar. Sipas tij Rama nuk i ka marrë parasysh sugjerimet e ekspertëve, por vetëm është tallur me to.

"Qeveria dështoi në rritjen e numrit të testimeve dhe në kohën e fundit rriti numrin e tyre tek 500 por pa plotësuar të gjithë nevojat që kanë qytetarët shqiptarë për t’u testuar dhe me këto masa qeveria tregoi që nuk ka një strategji, që e ka lëshuar situatën në rënie të lirë. Qeveria në vend që sakrificën e njerëzve që bënë gjatë 3 muajve karantinim ta kthente në investim në sistemin shëndetësor për ta përballuar më mirë këtë situatë, qeveria u mor me propagandë, me tendera korruptivë dhe një nga veprat e propagandës së Edi Ramës është prapa meje, ish-Universiteti Kristal, i cili sipas Edi Ramës u kthye në Spitalin Covid 4 më 2 qershor dhe u inaugua me propagandë të madhe por që ishte një mashtrim për shqiptarët.

Sot shqiptarët kanë nevojë për kujdes shëndetësor më të specializuar dhe më cilësor dhe kjo godinë është e mbyllur. Edi Rama nuk i ka dëgjuar këshillat e ekspertëve të Partisë Demokratike apo edhe të pavarur për masat që duhet të marrë për të përballuar këtë situatë, por vetëm është tallur me to. Përgjegjësi kryesor i situatës në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë, është vetëm Edi Rama", deklaroi Gazment Koduzi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 06/08/2020 16:33

    Hip se te vrava, zbrit se te vrava. Çfare uji i ke dhene gomarit? Kjo eshte politika e opozites. Sot thote pse e ke hapur, dje thoshte pse nuk e mbylle qe ne shkurt, neser si te vije situata. Te lodhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?