Sondazhi i Piepolit

Opinion

PD stopon rritjen, PS e qetë drejt fitores

9 Prill 2021, 10:02| Përditesimi: 9 Prill 2021, 10:55

  • Share

Ditët para zgjedhjeve po shkojnë drejt finishit. Ndërsa fushata dhe takimet elektorale vijojnë, gjithësesi rezultati duket se po ravijëzohet qartazi. Sondazhet e herëpashershme dhe që për këto zgjedhje janë të shumta, arrijnë të shprehin qartë tendencën e votës së shqiptarëve në 25 prill. Anketimi i rezultateve të fundit të përcjella nga instituti Piepoli nuk sjell asnjë zhvillim të ri që mund të ccojë drejt të papriturave. Kështu, në rang kombëtar PS rikonfirmohet si forcë e parë politike me 48-52 % të votave duke ruajtur distancë të ndjeshme me PD dhe Aleancën e saj që kuotohen deri në 39-42% të votave në rang kombëtar.

Ndërkohë LSI vijon të zbresë në parashikime të rezultatit duke qenë në kuotat 4-8%, ndërsa partitë e tjera më të vogla janë në kuota të ulëta me mundësi të pakta mandati. Ajo çfarë bie në sy është që vota e shqiptarëve po shkon sërish drejt dy poleve që mbeten PS dhe PD, ndërsa pesha e partive të tjera bie ndjeshëm si në mbështetje dhe në votë. Kolorizimi i parlamentit të ardhshëm shndërrohet i vështirë, sado që parti të veçanta mund të marrin ndonjë mandat në rajone të veçanta.

Gjithësesi mbetet thjesht çështje e pranisë së tyre në sallën e Kuvendit, pasi pesha specifike dhe forca e trysnisë ndaj më të mëdhejve ka rënë ndjeshëm. Nisur nga shifrat e përgjithshme e përqindjeve, Piepoli nxjerr tashmë fitues të bindshëm të zgjedhjeve PS dhe në numrin e mandative që e parashikon në 73. Por duke u nisur nga veçantitë e mënyrës së daljes së rezultatit nga ligji i ri zgjedhor, shumatura e mandateve të çdo rajoni veç e veç mund ta çojë PS në sigurimin e një numri më të madh poltronash në parlament se sa parashikimi i 73. Ndërkohë opozita ndonëse vjen me një rritje të dukshme krahasuar me rezultatet e saj nga zgjedhjet e kaluara, duket se maksimalizimine votave të saj nuk e çon përtej shifrave të 41%. Këtu llogaritet dhe fakti që në përbërje të saj saj përveç PD janë të përfshira në listë dhe partitë e tjera aleate, por që gjithsesi vala e rritjes duket se stopohet në këto shifra. Janë disa sondazhe rradhazi që nuk tregojnë ndryshim dhe që opozita mbetet në të njëjtën kuotë, çka tregojnw se nuk ka forcë për përmbysje.

Këtë e dëshmojnë dhe rezultatet sipas rajoneve dhe sidomos aty ku janë dhe betejat kryesore sicc është Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Berati. Në të gjitha këto rajone PS është pazicionuar dukshëm e fortë dhe që nuk ka tendencë ndryshimi. Përkundrazi, vërehet një rritje e lehtë e PS që mund ta çojë rezultatin në Tirane midis 19-20 mandateve dhe në Berat te pikësynimi i 5 mandateve. Duket se kjo rritje i dedikohet votuesit të vonuar dhe që e mat votën, dhe që ia jep atij që ka tendencën për të dalë fitimtar.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?