Eno Bozdo, sot në konferencë

PD sulmon Qeverinë për pensionet, Bozdo: Përgjegjëse, i ka hedhur shqiptarëve trutë e gomarit! Pensionet e vendeve të rajonit janë dyfish

24 Tetor, 15:37| Përditesimi: 24 Tetor, 15:40

  • Share

Tiranë- Opozita akuzon Qeverinë për mënyrën se si po trajton pensionistët.

Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike, Eno Bozdo, në një deklaratë sot (24 tetor) për mediet, e cilësoi “fyese rritjen me 4% të pensioneve”, që në fakt ishte indeksimi i tyre.

“Përgjegjësi për këtë ka vetëm qeveria dhe jo biznesi që thërritet dhe telendiset “live”, për t`i hedhur shqiptarëve trutë e gomarit”, u shpreh Bozdo.

Sipas Bozdos, shumica e vendeve të rajonit i kanë pensionet mesatare dyfishin e atyre në vendin tonë. Bozdo u shpreh se këtë nuk e kanë arritur duke fajësuar biznesin, por duke ndërmarrë reforma kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit.

“Shqipëria, edhe pse konsiderohet një vend më ngarkesë të lartë fiskale, është e fundit në Ballkan për sa i përket të ardhurave të mbledhura. Ajo realizon të ardhura në 27,8% të PBB, kur Kosova shkon në 29,3%, Maqedonia në 31%, Serbia dhe Mali i zi në 42%. Nëse Shqipëria do të performonte sa mesatarja e rajonit, sot do të mblidhnim 1,8 miliardë euro më shumë, të mjaftueshme për t`i dyfishuar rrogat dhe pensionet bashkë”, tha Bozdo në shifra.

Sipas tij, zgjedhjet e vitit që vjen janë “kufiri që ndan mundësinë për një atdhe normal nga Shqipëria e boshatisur dhe e telendisur e Ramës”.

“Një kabinet teknik asnjanës, që mundëson zgjedhje të lira e të ndershme dhe që i hap rrugën një qeverie që aktin e saj të parë, do të ketë vendosjen e minimumit jetik dhe uljen e taksave për individët edhe bizneset”, theksoi përfaqësuesi i PD.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?