PD, tashmë një ish-parti politike

12 Maj 2019, 20:59| Përditesimi: 12 Maj 2019, 21:01

  • Share

Nga mbrëmja e të shtunës, Partia Demokratike e Lulzim Bashës, mbetet një ish-parti politike, e cila nuk ka asnjë lidhje as me lirinë, as me demokracinë, as me Europën dhe SHBA, nuk ka asnjë lidhje edhe me Bashkimin Europian, pasi është kthyer në një grupim paramilitar.

Dhuna, aktet e tmerrshme në kundërshtim me ligjin, sulmet ndaj uniformave blu sikur të ishin në Rripin e Gazës dhe jo përballë shqiptarëve që kryenin detyrën, sulmet e paprecedentë ndaj Ambasadorit të BE në Tiranë, sulmet ndaj faktorit ndërkombëtar, ishin faktet e gjalla që dëshmuan se PD nga sot mund të quhet veçse një ish-parti politike.

Tmerrin e dhunës ndaj institucioneve, ndaj policisë, atyre bir nënash që kanë 5-6 muaj që durojnë gurët, bombat molotov, kapsollat, zjarrin e lloj-lloj shpikjesh  allapartidemokratike, si dhe ankthin dhe frikën e banorëve të Tiranës, nuk mund ta justifikojë as Lulzim Basha apo dhe Monika Kryemadhi, duke kujtuar se do të bllokojnë reformën në drejtësi apo dhe ecurinë e sigurtë të vendit drejt BE.

PD tashmë është një ish-parti politike, e mbetur veçse me grupin e milionerëve parasite, dhe gurëhedhësit dhe bombmolotovhedhësit e saj. PD me “rrëzimin e Ramës” në 11 Maj, tregoi se nuk ka ndërment të largohet nga dhuna, se nuk ka ndërmend të largohet nga paramilitarët e saj, se nuk ka ndërmend të afrojë rendin dhe qetësinë por përkundrazi po nxit destabilitetin e vendit.

Goditja dhe zjarr dhe gurë i godinave të institucioneve më të rëndësishme të shtetit, goditja me gurë, kapsolla dhe bomba artizanale e Drejtorisë së Policisë Tiranës, tregoi fytyrën antidemokratike të kupolës drejtuese të një ish-partie politike, e cila tashmë e ka humbur davanë dhe po shkon drejt shpërbërjes saj. Të dalësh dhe deklarosh se “policia dhunoi qytetarët” kur gjithë shqiptarët panë me zë dhe figure se si u dogjën institucionet dhe u dhunuan uniformat e shtetit, të dalësh dhe të kërkosh “ndaljen e dhunës nga Policia e Shtetit”, kur  pararoja e sulmit të asaj që Lulzimi e quan “protestë paqësore”, nuk la minutë pa hedhur bomba molotov dhe pa djegur kazanë plehrash mes Tiranës, tregon se je stimuluesi dhe programuesi i destabilizimit.

PD tashmë e ka vetmarrë mbi vehte pasojën e madhe të antiligjit, pasojën e madhe të ndëshkimeve ligjore jo vetëm ndaj grupit të sulmit, por edhe emrave të veçantë të kupolës drejtuese, që hidhnin “gurin” dhe fshiheshin pas murit.

PD i la vetëm sulmuesit e saj, pasi u kishte dhënë porosi për të “goditur me zjarr institucionet dhe policët” i la vetëm në mëshirën e fatit, duke harruar se një ditë çdo njëri prej tyre duke mos përjashtuar edhe “gjeneralët” e partisë, do të përgjigjen para ligjit.

Duke dashur të pengojë me çdo çmim, reformën në organet e drejtësisë, duke dashur të ngjallë tmerr dhe frikë tek popullata, prokurorët dhe gjyqtarët, duke dashur dhe duke u lutur “ishalla ndodh një 21 Janar i dytë” kupola drejtuese e ish-partisë politike PD, po kërkon dëshpërimisht destabilizimin e vendit.

Nën refrenin e njohur bajat “protesta është e popullit” kur veç popull atje nuk ka, apo nën petkun e kërkesës pa fantazi “duam qeveri tranzitore”,  PD e Lulzim Bashës tashmë nga mesnata e të shtunës, ka rënë vërtetë në hall të madh.

Protesta e 11 Majit, vulosi për PD humbjen e betejës së saj për mbijetesë politike, pasi sot ka kundër jo vetëm shumicën e shqiptarëve të ndershëm, por edhe faktorin ndërkombëtar.

PD këtej e tutje, thjesht do të quhet një ish-parti politike, nga ku ndoshta brezat që do të vijnë, do të mësojnë rreth saj veçse në ndonjë zyrë-muze që “Ai” dhe Lulzimi do ta ngrenë për vehten e tyre në SHQUP./ Tema

Komento

Komente

  • oku: 13/05/2019 23:07

    bravo , i sakte

    Përgjigju
  • asolingo: 12/05/2019 21:53

    Nuk me le gje per te komentuar z.gazetar te gjitha sa shkruhen me se te sakta.Bravo.

    Përgjigju
  • The Outsider: 12/05/2019 21:32

    Analize e sakte z.Ajazi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?