Politikë

PD te rruga e çarë në dysh në Borsh prej shiut: Pasojë e korrupsionit të kësaj qeverie! Banorët të shqetësuar çdo orë të ditës (VIDEO)

10 Janar 2021, 11:43| Përditesimi: 10 Janar 2021, 12:09

  • Share

Ish-deputetja e PD Nada Meçorapaj ishte sot në segmentin e rrugës në Borsh, e shembur pas reshjeve të para në zonë. Përmes ish-deputetes Nada Meçorapajt, PD tha se banorët janë të shqetësuar për mungesën e mirëmbajtjes së rrugës.

“Rruga e çarë në dysh nuk është  pasojë e ndonjë tërmeti, por e korrupsionit të kësaj qeverie. Janë rreth 14 milionë euro që Edi Rama i jep kompanisë Salillari për të mirëmbajtur aksin e Jugut, por në vendngjarje është vetëm 1 punëtor dhe asnjë përpjekje për rregullim. Banorët janë të shqetësuar çdo orë të ditës”- tha ish deputetja.

Meçorapaj duke iu referuar rrugës së çarë në dysh, ajo akuzoi se kryeministri Edi Rama nuk mban asnjë premtim, ndërkaq i kujtoi 25 prillit duket thënë se ashtu siç ka marrë pushtet edhe duhet të lërë.

“Pak reshje shiu dhe vjedhja e qytetarëve del në sipërfaqe, duke nxjerrë gjendjen e rëndë të keqqeverisjes, abuzimit, vjedhjes, korrupsionit.  Asgjë e mirë nuk mund të ndodhë me Edi Ramën në krye të qeverisë. Kemi edhe 105 ditë për të bërë ndryshimin”- u shpreh ish deputetja Meçorapaj.

 

Komento

Komente

  • Toni: 10/01/2021 12:42

    Sa gjynah që jeni o PD-ista të shkretë! Gjetët një copë rrugë që u prish nga rreshjet dhe vrapuat për të bërë propagandë! Harruat o ndyrësira politike se sa vodhët tek rruga e kombit,sa herë e filluat rrugën e Pogradecit pa e përfunduar asnjëherë,sa herë u përmbyt Shqipëria në vitet e lavdishme të qeverisjes tuaj,sa njerëz hodhët në erë në Gërdec,etj,etj,etj! Shyqyr që u shëmb kjo copë rrugë që të keni arsye të egzistoni! Pisanjosa..;

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?