PD tërhiqet nga kaosi, Klosi në Report Tv: S’kishte kompromis, kuptuan që nuk ishte rruga e duhur! Zero shanse për qeveri teknike

12 Nëntor, 20:35| Përditesimi: 12 Nëntor, 20:43

  • Share

Partia Demokratike u tërhoq nga skenat e kaosit në Kuvend, por PS bën të qartë se me ta nuk kishte asnjë lloj kompromisi. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi i ftuar në Report Tv thotë se opozita iu kthye jetës normale parlamentare pasi historia i ka treguar që kaosi nuk ishte rruga e duhur.

“Është historia që tregon se rruga e ndjekur deri tani nuk është rruga e duhur. Jo që të sjell në pushtet, por në debatin politik. Nuk ishte hera e parë, historia ka treguar të gjithëve që parlamenti është për të debatuar. Është veprim për t’u përshëndetur, pasi parlamenti i i një vendi që negocion anëtarësimin në BE, i takon të ketë edhe protestën, por më shumë se protestën i takon të ketë ketë debatin parlamentar”, tha Klosi në Report Tv.

Në emisionin ‘Frontline Intervieë’ me gazetaren Marsela Karapanço, Klsoi bën të qartë se nuk ka asnjë shans për qeveri teknike.

“Nuk ka asnjë shans që të ketë qeveri teknike. Nuk kemi legjislacion që kërkon para zgjedhjeve qeveri teknike”, theksoi Klosi.

Një koment e ka edhe për seancat maratonë të hënën dhe të martën kur do diskutihet për buxhetin.

“Nuk besoj se deputetët vijnë në kuvend për të bërë sherr, por për të thënë se çfarë mendojnë ndryshe. Të shpresojmë se dita e hënë do jetë ditë e bukur parlamentare, me debat, me argument, me amendamente dhe mos të jetë si ditët që kalojmë në Kuvend që zgjaten nga 3-4 orë për procedurë.

S’ka kompromis, ata kanë kuptuar që ka ardhur koha t’i kthehen parlamentarizmit, për atë çfarë janë votuar”, vijoi Klosi në Report Tv.

Sa i takon kërkesës së depozituar në Kuvend nga PD që deputetët të deklarojnë nëse kanë pasur llogari në SkyECC dhe EncroChat, Klosi thotë se është një truk për debat parlamentar.

“Janë truke që nuk përkojnë as me kodin elektoral, as me ligjin zgjedhor, as me atë çfarë ne kemi bërë në Kuvend. Është fakt që në kuvend janë votuar reforma të rëndësishme si dekriminalizimi. Vullnet i PS. A do jetë ky një element shtesë i kësaj reformës, s’kam informacion, as nuk di të them çfarë duhet bërë. Një truk që përdoret për të krijuar debat parlamentar”, tha Klosi.

Ora 20:37
Beqaj me pranga në duar në Kuvend, Klosi: PD s’kishte interes ta lejonte të dëshmonte

Deputeti socialist, Blendi Klosi komenton në Report Tv paraqitjen e Beqajt në Kuvend me pranga në duar për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. 9 orët e debatit nëse Beqaj duhet të dëshmonte apo jo me power point, Klosi i sheh si mungesë interesi nga ana e opozitës që Beqaj të dëshmonte.

“Aty është një shprehje e asaj që është ngritur për debatin për procedurat e sterilizimit dhe gjithë reformës që është marrë në Shëndetësi. Nuk kishin interes PD ta lejonte të shpreheshin argumentet e Beqajt për atë që ka ndodhur me reformat kur ai ka qenë ministër. Nga kjo erdhi edhe situata që prodhoi lajm pasi zgjati një periudhë shumë të gjatë kohore. Të shpresojmë që nesër të ketë kohën e nevojshme për të shprehur atë opinionin e tij dhe të vërtetën e tij se çfarë ka ndodhur në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Klosi në Report Tv.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?