Kryeministri Edi Rama

Politikë

Protesta e Berishës/ Rama u bën thirrje demokratëve: Braktisni bufin e stërplakur e kënetën e kalbur

8 Shkurt, 14:34| Përditesimi: 8 Shkurt, 17:01

  • Share

Protesta e ditës së sotme e opozitës është pasqyrë e alternativës së kalbur të opozitës, e cila më 11 maj duhet braktisur thotë kryeministri Edi Rama. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se arsyeja e thirrjes së kësaj proteste, janë broçkullat e Arben Ahmetajt që është në arrati ndërsa demokratëve u kërkon ta braktisin Berishën e të krijojnë një opozitë të denjë për një vend shpejt anëtar në BE.

Nëse nuk braktiset këneta e kalbur e bufit stërplak, humbjet e opozitës vetëm do të thellohen në 11 maj shkruan Rama.

"Sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij në protestë dhe frymëzimi i protestës qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie

Duhet përshëndetur kjo protestë, sepse është një pasqyrë e qartë sa s’ka e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar, të cilën më 11 maj shqiptarët duhet ta çojnë drejt tharjes, duke votuar të vetmen forcë politike të denjë në Shqipëri, Partinë Socialiste të Shqipërisë

Vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej 11 majit, kur protestuesit e sotëm do të jo vetëm të humbur për të dhjetën herë radhazi, po edhe me diferencën më të thellë me Partinë Socialiste, qysh nga viti 2013, shkruan Rama në X.

S.G/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?