Deputetët e PD-së në Këshillin e Legjislacionit

PD dhe LSI thyejnë bojkotimin e Kuvendit, opozita rikthehet në Këshillin e Legjislacionit

5 Dhjetor 2018, 10:49| Përditesimi: 5 Dhjetor 2018, 14:42

  • Share

TIRANË- Deputetët e opozitës kanë thyer sot bojkotin duke u rikthyer në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit. Mbledhja e Komisionit nisi në orën 12:00 dhe zgjati për rreth një orë. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit u diskutua për kërkesën e PD-së për vettingun në politikë. 
Në mbledhjen e fundit të këtij këshilli në 26 tetor ka qenë i pranishëm vetëm Salianji, ndërsa ditën e sotme ishin të gjithë deputetët e opozitës PD dhe LSI-së duke nisur kështu thyerjen e bojkotit që ka nisur nga fillimi i këtij sesioni parlamentar.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi palët se ka ardhur opinioni nga Komisioni i Venecias dhe në datë 15 dhjetor një delegacion nga Shqipëria me përfaqësues nga PS, PD dhe LSI do të jenë të pranishëm në seancë ku do të merret vendimi. Report Tv mësoi se opinioni i ardhur nga Venecia rrëzon kërkesën e PD-në për vettingun në politikë (lexo këtu).

 

Ora 12:45
Vettingu në Politikë/ Mbërrin opinioni paraprak nga Komisioni i Venecias, më datë 14 deputetët për vizitë

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci ka bërë me dije se ka ardhur opinioni paraprak nga Komisioni i Venecias.

Ka ardhur opinioni paraprak nga Venecia. Do tju dërgoj kopjen e draftit pranë grupeve politike.

Gramoz Ruçi, kreu i Kuvendit 

7 deputetë do të jenë të pranishëm në ditën e votimit të projektligjit në Komisionit të Venecias. PS dhe PD kanë propozuar emrat që do të dërgojnë. Nga Partia Socialiste do të shkojnë 4 deputetë, ndaj PD do të shkojnë 2 deputetë ndërsa nga LSI do të shkojë 1 përfaqësues. 

Ora 12:25
Bardhi për Vettingun në politikë: Amendamendi kushtetues nuk e parashikon organin që do bëjë verifikimin

Pas fjalës së ekspertit të PS-së, Artur Metani, në Këshillin e Legjislacionit, eksperti ligjor i PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se kufizimi me ligj i të drejtave të caktuara politike, është i pranueshëm nëse kufizohet influenca kriminale.

“Qëllimi i kufizimeve kërkon mbrojtjen e institucioneve nga ndikimi i krimit të organizuar. Qëllimi është legjitim. Amendamendi kushtetues nuk parashikon organin që do bëjë verifikimin. Nënkuptohet se do ketë një organ ekzistues kushtetues,” tha Bardhi.

Ora 12:17
PD dhe LSI thyejnë bojkotin, opozitarët rikthehen në Këshillin e Legjislacionit (VIDEO-FOTO)

Deputet e PD dhe LSI janë rikthyer në mbledhjen e sotme në Këshillin e Legjislacionit që po zhvillohet prej orës 12:00.

Ora 12:16
Vettingu në politikë, Metani: Ende e paqartë struktura që do të kryejë procesin

Eksperti i PS-së Artur Metani gjatë fjalës së tij para të pranishmëve në Këshillin e Legjislacionit u shpreh se ka paqartësi se cila do jetë struktura që do bëjë procesin e Vettingut dhe se projektligji nuk është në përputhje me konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Në analizën e tij dorëzuar Këshillit, Metani shkruan se projektligji paraqet:

1) mangësi në drejtim të parashikimit në nivel kushtetues të mënyrës së zbatimit të procesit të garantimit të integritetit të funksionarit publik;

2) kufizim të të drejtave themelore të subjekteve mbi të cilët parashikon të shtrijë efektet, pa respektuar parimin e proporcionalitetit;

3) mundësi për dublim në mënyrë të papërshtatshme dhe pengim të zbatimittë dispozitave që rregullojnë funksionimin e gjykatave të posaçme, Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ILDKPKI-së, të institucioneve përgjegjëse që merren me procesin e dekriminalizimit.

Komento

Komente

  • Dridhe Like: 05/12/2018 15:36

    Aman jam ne merak a hyri Mona se mo i digjet mandati dhe eshte humbje e madhe per kete vend,znj. BOTOX me cizme ne krye te listet se mashtruesve.

    Përgjigju
  • Donela: 05/12/2018 15:32

    U kthyen me bishtin ne shale,llapaqenet e tipit Mona & Basha nuk u hyne ne pune askujt

    Përgjigju
  • tori: 05/12/2018 12:21

    Lajm I keq per Shqiperin.Nuk kemi nevoj per nje opozite kaq te keqe,kaq mashtruese e kaq hileqare e krejt e pa afte per te bere opozite.Po sikur te kthehet ne pushtet?Kush prej tyre eshte I afte per te qeverisur Salianji apo Balliu!!!! O zor mos ardhte kurr ajo dite!!!!!!

    Përgjigju
  • Fredi: 05/12/2018 11:08

    U lumtë mendere që bënë pushime kaq të gjata dhe rrogat rroga. Eshte populli bagëti qe nuk ngrihet tu kerkoje llogari. U lumtë Ku ka më mirë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?