Gazment Bardhi

PD tkurr listën e anëtarësisë me 50 mijë anëtarë, Bardhi: Damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e partisë! Dëm me pasoja të rënda

25 Korrik 2023, 19:34| Përditesimi: 25 Korrik 2023, 20:06

  • Share

Vijon përplasje në distancës brenda PD-së zyrtare! Pasi kreu i Komisionit të Zgjedhjeve për kryetar të PD-së Jemin Gjana, tha se lista e anëtarëve është tkurrur në 25 mijë anëtarë nga më shumë se 75 mijë që kishte në zgjedhjet e fundit për kryetar, ka reaguar Gazment Bardhi duke cilësuar si një turp, këto përjashtime.

Një një postim në rrjetet sociale, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, thotë se kjo parti ka nevojë për të afruar anëtarë dhe jo për të përjashtuar. Bardhi thotë se akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote është një damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private!

Për Bardhin kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është një garanci për të ardhmen. Bardhi shton se është dëm me pasoja të rënda për PD nga sjellje të së shkuarës së saj.

‘PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet. Ka nevojë për të afruar anëtarë dhe jo për të përjashtuar. Akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote është një damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private! Kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është garanci për të ardhmen. Është dëm me pasoja të rënda për PD nga sjellje të së shkuarës së saj.’- shkruan Bardhi.

Të shtunën, Lulzim Basha pritet të gjejë një PD shumë herë më të tkurrur se ajo që la mbrëmjen e 21 marsit të 2021, kur u largua përkohësisht nga drejtimi i saj.

Në zgjedhjet e 29 korrikut, që pritet ta kthejnë atë në krye të PD, do të votojnë vetëm 25 mijë anëtarë, duke e zvogëluar listën me 50 mijë anëtarë më pak se në procesin e fundit zgjedhor brenda partisë.  Kreu i komisionit zgjedhor të PD, Jemin Gjana thotë se jashtë listës janë lënë demokratët e Rithemelimit.

Konflikti i ri i hapur mes demokratëve të PD zyrtare është edhe ai për vulën, që prej kohës kur ngeli pa kryetar, administrohej nga numri 2 i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Jemi Gjana tha se Bardhi nuk mund ta mbajë peng, kur dokumentet e zgjedhjeve duhen vulosur.

Por pavarësisht vendimit të kryesisë për t’i hequr të drejtën e përdorimit të vulës, Gazment Bardhi vulosi këtë të hënë një tjetër vendim: thirrjen e Këshillit Kombëtar të PD, si përpjekja e radhës për të ndalur garën e 29 korrikut, të cilën nuk e njeh dhe e kundërshton. Në takimin që do të mbahet online, Bardhi pritet të propozojë mënyrën e daljes nga kriza, që tashmë PD-në e ka ndarë në 3 pjesë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nardi: 25/07/2023 22:04

    Bravo kështu vazhdoni, edhe 3 mandate na duhen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?