PD 'u shtriu dorën' kandidatëve të primareve, Berisha u përgjigjet ashpër: Tregoni mjerimin tuaj, pengje të 700 mijë eurove

17 Mars 2023, 12:46| Përditesimi: 17 Mars 2023, 13:20

  • Share

 

Ish kryeministri, Sali Berisha ka komentuar ofertën e bërë nga PD zyrtare për kandidatët. Berisha iu përgjigj ashpër thirrjeve të deputetëve të PD-së duke i cilësuar si pengje të Ramës të cilët tregojnë mjerimin e tyre.

“Të shpallësh kryetar atë që nuk është kryetar, do të thotë të pranosh të emëruarin e Edi ramës. Është shkelur çdo ligj dhe standard i këtij vendi apo i këtij narkoshteti. Të pretendosh që Alibeaj, që nuk është votuar kurrë, nuk është emëruar kurrë, nuk është votuar në asnjë forum të partisë, që nuk guxon të votohet se nuk merr asnjë votë, që është shndërruar në peng të Ramës, është krytar i PD, këtë e bën vetëm Edi Rama. Kjo do të thotë të kthehesh te opozita e emëruar.

Nuk ka asnjë vendim gjykate, që Alibeaj është kryetar partie. Ka një vendim gjykate, që Sali Berisha është kryetar partie. Por këtu nuk kanë rëndësi ligjet. Këtu ka rëndësi tmerri shpirtëror që ka Edi Rama dhe mendon se përmes Alibashës dhe Alibravës mund të shpëtojë nga 14 maji. Ky është një pseudoshtet. Detyrohet të shkruajë kryetar nënkryetar i autorizuar. Nuk ka, ka rregulla të prera statusore. 

Është një vegël e kapur në krim nga Edi Rama dhe ky është problemi i tij. Nuk ka lidhje me PD-në. Alibasha dhe Alibrava nuk kanë lidhje me PD-në. Janë të dy pengje të Edi Ramës dhe Edi Rama i përdor ata në mënyrën më të pamëshirshme. Sot do paraqisnim raportin për financimet e PD-së. 

Por ai që do e paraqiste është në një konferencë. Raporti qartëson se 700 mijë euro, asnjë qindarkë nuk ka hyrë në arkën e PD-së dhe nuk ka dalë nga arka e PD-së. Është një aktivitet i paligjshëm, financim rus apo tjetër, nuk mund të them, por nëse e thotë raporti i CIA-s, nuk mund të vihet në diskutim. Basha është peng në krim," tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Me çfarë fondesh do bëhen fushatat e kandidatëve? Berisha: Na i kanë marrë 'pengjet' e Ramës, por ne kemi besimin e qytetarëve


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?