TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se po i detyron qytetarët te Bulevardi "Zogu i Parë" se po iu mbyll ballkonet me hekura metalike.
Zhupa ka qenë pasditen e kësaj të shtune në takim me disa nga banorët e kësaj zone, sipas së cilëve kanë dërguar edhe një peticion në Bashki dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
"Banorët e Bulevardit “Zogu i Parë” vazhdojnë të përballen me IMT dhe policinë bashkiake në përpjekjet e tyre jo ligjore për ti cënuar hapësirën private, duke i mbyllur ballkonet edhe dritaret me hekura metalike. Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të kërkesave legjitime të banorëve për të gjetur nje zgjidhje që nuk ju cënon pronësinë, hapësirën visuale, hyrjen e ajrit dhe dritës në banesat e tyre.
Veliaj i ka dhënë Fusha shpk 5.1 milion euro për 600 metra rrugë, edhe këtë projekt e ka nisur dhe tenderuar pa asnjë konsultim publik paraprak që e ka detyrim ligjor. Po ashtu e drejtat e pasurisë së paluajtshme, të hipotekuar nuk mund të cënohet nga Bashkia Tiranë pa konsensusin e banorëve. Banorët kanë bërë një peticion zyrtar dhe e kanë depozituar në bashki por ende nuk kanë një përgjigje zyrtare. Gjithashtu kryetari i asamblesë së banorëve, ka bërë një padi në polici për cënim të pronës private me konsensusin dhe miratimin e banorëve.
Banorët janë të gatshëm për zgjidhje alternative që nuk i shndërron shtëpitë e tyre në kafaze të kopshtit zoologjik apo në një burg privat. Veliaj, që sot përfaqëson pakicën, ka për detyrë që përsa kohë uzurpon karrigen e kryebashkiakut të dëgjoj dhe të respektoj të drejtat e banorëve të Tiranës", shprehet Zhupa.
Nese jeni te merzitur me investimet ne Tirane hajdeni investoni e pastroni leket ne Shkoder se e mori lumin qytetin pa asnje investim
PërgjigjuO Ben po cte duhet tu me Erion veline ku eshte pjese e planeve te oligarkeve lavatrice Per ndertimit e kullave ne Tiron
PërgjigjuZhupa,fshatare me shkolle.O katunare,kush eshte pakice Veliaj apo ju,ti?
PërgjigjuQfar të këtë ka këtu?
Përgjigju