Politikë

PD: Vendi i zhytur në korrupsion, faji i modelit me të cilin keqqeveris Rama! 1 në 3 tendera jepen pa garë

13 Korrik 2021, 15:53| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 14:39

  • Share

Partia Demokratike përmes një deklarate për shtyp të bërë ditën e sotme tha se vendi është i zhytur në korrupsion, ndërsa fajtor sipas saj është kryeministri Edi Rama.

Deputetja e zgjedhur e PD Jorida Tabaku tha se 1 në 3 tendera jepen pa garë dhe se të gjitha tenderat e rindërtimit që Rama sot i vëzhgon sipas saj janë dhënë pa garë. 

Gjatë pandemisë sipas PD janë dhënë "tendera pa garë, tendera sekretë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë Tabaku akuzon se kanë qenë kampionë". 

Deklarata e Jorida Tabakut:

Pas 8 vitesh në pushtet, sot Rama më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion.

Por, si zakonisht ai fshihet pas përgjegjësive për kthimin e Shqipërisë në një shtet të kapur nga korrupsioni dhe fajin e hedh diku tjetër.

Kjo është loja e tij e vjetër, kostot e të cilës po i paguajnë sot qytetarët, familjet dhe bizneset shqiptare.

Por sot nuk ka shqiptar që të besojë se vendi është zhytur në korrupsion pa dijeninë dhe përgjegjësinë e Edi Ramës.

Sot nuk ka shqiptar që të besojë se shkallmimi dhe vjedhja e buxhetit të shtetit, e  miliona eurove në buxhet, ndodh pa dijeninë dhe përgjegjësinë e Edi Ramës.

Nuk është faji i 30 specialistëve në ministritë e linjës, që sistemi i korrupsionit është kapilar, nga nivelet më të larta, në ato më të ulëta, por është faji i modelit dhe i sistemit që ka keq qeverisur Edi Rama. Nuk është çështje ligji, nuk është çështje teknike, nuk është çështje kriteresh të ligjit, por është çështje e vullnetit politik.

-              1 në 3 tendera jepen pa garë dhe ky është fakt është denoncuar nga PD që nga viti 2015 dhe njëkohësisht është provuar edhe në vitin 2018 nga Gjykata Europiane e Auditit.

-              Të gjitha tenderat e rindërtimit që Rama sot i vëzhgon duke u krenuar janë dhënë pa garë, janë dhënë në limitet e fondit, me 99% të vlerës.

-              Gjatë pandemisë janë dhënë tendera pa garë, tendera sekretë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë  kanë qenë kampionë. Me kompani që nuk kishin asnjë lidhje me fushën për të cilën ata jepnin shërbimin apo produktet.

-              Ligjet speciale, janë kthyer në rregull tashmë. 7 të tilla të përmendura me emër nga opozita dhe vërtetuar nga “Transparency International”, janë votuar nga Rama dhe mazhoranca si dhe janë mbrojtur publikisht nga ai.

-              Ligji Fusha për teatrin kombëtar që u shoqërua me kalimin antikushtetues dhe prishjen antikushtetuese të godinës së Teatrit është mbrojtur nga Rama dhe i ka dalë vetë për zot, Rama.

-              Mbi 2 miliard euro koncesione të dhëna nga qeveria Rama me ofertë të pakërkuar, pa garë, kompanive të preferuara prej tij.

-              Toka sot në bregdet jepen me 1 euro me VKM. Ndërkohë që pronarët sorollaten me vite për të marrë një vendim për kthim dhe kompensim të pronave.

-              7.2 miliard euro dëm ekonomik ka vërtetuar KLSH, që ka ndodhur në 8 vitet e fundit.

-              Dhe afera më e fundit e inceneratorëve që akoma marrin para nga taksat e qytetarëve shqiptarë, janë mbrojtur publikisht dhe personalisht nga Rama. Miliona euro që shkojnë për një projekt mafioz, me procedura dhe afate që me dijeninë e tij dhe ministrave të tij janë shkelur me të dyja këmbët. Në të gjitha këto raste, Rama i ka dalë për zot. Rama e ka mbrojtur korrupsionin, i ka dalë për zot këtyre projekteve duke goditur drejtpërdrejt buxhetin e shtetit dhe xhepat e familjeve shqiptare.

Shqiptarët sot varfërohen përditë nga ky regjim i korruptuar e dinë se përgjegjësi i vetëm që e ka frymëzuar këtë sistem, përgjegjësi i vetëm për këtë korrupsion, në këtë nivel te kapjes së shtetit  është Edi Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?