Foto ilustruese

PD vijon me pyetjet për inceneratorët: Fieri, Elbasani dhe Tirana përdorin shtretërit e lumenjve për të fshehur mbeturinat! Kush mban përgjegjësi për paratë?

24 Gusht 2022, 14:33| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 15:38

  • Share

PD vijon çdo ditë me pyetjet për inceneratorët. Silvi Bardhi, Koordinatorja për Media dhe Komunikim në PD e Berishës tha sot se nuk ka inceneratorë dhe për këtë i referohet situatës me grumbullimin e plehrave në lagje dhe qytete. Sipas saj, nëse ka qytete të papastra, gjithçka është se inceneratorët nuk punojnë, por sipas saj djegin milionat e xhepave të shqiptarëve. Më pas vijoi me denoncimin duke thënë se Bashkia e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës përdorin shtretërit e lumenjve për të fshehur mbeturinat.

“Qeveria Rama mburret me tre inceneratorë: Të Tiranës, Elbasanit, dhe Fierit. Është një mburrje e kushtueshme, sepse kostoja e tyre ka kapur e kaluar 430 milion eurot. Numërimi vazhdon edhe me 80 mijë euro në ditë për Tiranën, shumë që del nga xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit. 

Partia Demokratike, prej muajsh, ngulmon me fakte dhe prova, që pasqyrojnë një mega-aferë. Incenerator nuk ka, si në rastin e Tiranës, dhe inceneratorët nuk punojnë, si në rastin e Elbasanit dhe Fierit.

 Por, mos merrni fjalët tona për prova. Shumë prej jush e shohin gjendjen e mjedisit, të grumbullimit të mbeturinave në rrugët, lagjet dhe qytetet e tyre. Nëse jeni të pakënaqur, nëse jetoni në një rrugë, lagje apo qytet të papastër, si në Tiranë, Elbasan apo Fier, ka diçka që nuk shkon.

 Janë ca pyetje që duhen bërë. Ajo që nuk shkon është se, në të gjitha rastet, inceneratorët ose nuk janë, ose nuk punojnë dhe nuk djegin asgjë, veç milionave të xhepave të shqiptarëve.

 Në të gjitha rastet, taksat tuaja shkojnë diku tjetër nëse nuk shkojnë për grumbullimin, përpunimin apo djegien e mbeturinave, gjë të cilën duhej ta bënin 430 milion eurot e incenerarorëve. Bashkitë e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, kanë edhe një hile tjetër për t’i fshehur mbeturinat nga sytë e qytetarëve. Përdorin shtretërit e lumenjve si vend grumbullim apo vend derdhje hedhurinash.

 Kjo është pjesë e papërgjegjshmërisë dhe vjedhjes së dyfishtë. Por edhe e talljes. Një rast i tillë vjen nga Elbasani dhe lumi Shkumbin që përdoret nga bashkia e këtij qyteti si landfill”, tha Bardhi.

Më pas vijoi me 5 pyetje sot për bashkinë e Elbasanit dhe për SPAK:

  1. 1.A funksionon inceneratori i Elbasanit?
  2. 2.Çfarë kapacitetesh ditore përpunon?
  3. 3.Nëse funksionon, siç pretendon bashkia dhe qeveria, pse mbetjet hidhen në Shkumbin?
  4. 4.Kur në dimër të fryhet Shkumbini, ku mendon kryetari i Bashkisë se përfundojnë këto mbetje?
  5. 5.Kush mban përgjegjësi ligjore kur paratë u merren taksapaguesve, mbetjet nuk procesohen, dhe mjedisi i ndotur vazhdon të kërcënojë jetën e banorëve?

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?